Indrit Fortuzi vazhdon me futbollin, por në loto

Nov 2, 2013 | 15:30
SHPËRNDAJE

Futbollisti i njohur prej dy dekadash dhe tashmë kryetari i djathtë i Njësisë Bashkiake Nr.9 në Tiranë, Indrit Fortuzi, është fotografuar këto ditë në Tiranë. Fortuzi, i cili ruan ende trupin në formë edhe pse prej vitesh bën jetën sedentare të zyrtarit, është fotografuar këto ditë në Tiranë, ndërsa dilte nga një ambient lojërash të fatit. Nuk e dimë nëse ai ndodhet rastësisht aty, apo nëse pasioni për futbollin e ka bërë të hedhë ndonjëherë ndonjë loto për skuadrën e preferuar. Si një futbollist me emër në Shqipëri, Fortuzi ka tërhequr vëmendjen e revistave për jetën e re si drejtues i një njësie bashkiake në Tiranë larg fushës së futbollit. Ai ka rrëfyer jetën e tij si bashkëshorti i Junidës, me të cilën është njohur që në vitet ’90ë dhe dy fëmijët e tyre, Ketlin dhe Rajan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura