“Indijohet” Robert Berisha: Nuk jam i Norës, por i …

Feb 20, 2020 | 11:57
SHPËRNDAJE

Robert Berishës është njohur si “Roberti i Norës”. Por këngëtari nuk dëshiron të identifikohet më si i tillë, sidomos tani pas ndarjes nga Nora Istrefi.

Ai kërkon të krijojë identitetin e tij duke u shprehur se është pianist i diplomuar.

Gjithashtu u shpreh se babai i tij është kompozitor ndërsa xhaxhai producent i dirigjimit në Berlin për të treguar se ka background në muzikë.

“Unë jam pianist i diplomuar në akademi të muzikës. Djali i Tomorr Berishës kompozitor, xhaxhai im është Bajram Berisha producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Që ta dinë të gjithë se më thonë Roberti i Norës, jo, Roberti është i Tomorr Berishës,”– tha ai.

 


View this post on Instagram

Robert Berisha: Nuk jam Roberti i Norës… @jonida.shehu @topchannelalbania

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on

Gjithashtu këngëtari pranoi sfidën për të kënduar këngën “Anna” të ish-bashkëshortes, që sipas thashethemeve i dedikohej të dashurës së tij.  


 

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura