India përkujton ditëlindjen e Nënë Terezës, Shqipëria jo

Aug 26, 2015 | 19:21
SHPËRNDAJE

Humanistja dhe nobelistja shqiptare Nënë Tereza lindi më 26 gusht të vitit 1910 dhe sot në Indi u përkujtua 105-vjetori i lindjes së saj.

Ceremonia në Indi
Ceremonia në Indi

Mirëpo, në Shqipëri nuk pati asnjë event për këtë, përveçse një postimi në “Facebook” të Ministrisë së Kulturës.

Panorama ka qenë krejt tjetër në Indi, ku lindja e Nënë Terezës u përkujtua me nderime dhe mirënjohje.

Nënë Tereza lindi më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup të Maqedonisë. Ajo ishte murgeshë katolike, e cila dha 45 vjet nga jeta e saj në shërbim të të sëmurëve dhe të të varfërve.

Në Kalkuta u zhvillua një ceremoni për nder të Nënë Terezës, humanistes në pritje të shenjtërimit.

mother-teresa-6 mother-teresa-5 mother-teresa-4 mother-teresa-3 mother-teresa-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura