| Tirane |

|
| Durres |
|
| Vlore |
|
| Shkoder |
|
| Korce |
|
|
|
|
Pikturat e Halitit nė koleksionet e politikanėve |
|
»
Vendosur: 13/12/2007 - 13:24
|
• Njė pikturė e tij nis nga zero lekė deri nė mijėra euro. Por ēmimi i vėrtetė i veprės sė tij do tė vendoset sė afėrmi nė ankandin e Mezuraj.
ANILA MEMA
Por sa rëndësi ka vlera monetare për një piktor të ri, që ka guximin të ndërtojë një “pishinë mbi oqean”. Është kthyer nga Greqia, ku ka lënë një studio atje, por një tjetër ka ndërtuar këtu. Veç jo vetëm, për t’ju kthyer kujtimeve shkon në Lushnjë, në studion e të atit të tij, të cilën e ruan ende. Piktori Helidon Haliti, tanimë pjesë e muzeut “Mezuraj”, tregon sfidat e një artisti të ri, në një ambient të ri, për gazetën tonë. Vetë mbart diploma pafund, një të rrëmbyer në Oslo të Norvegjisë në ’85, një tjetër në ‘89 në Vlorë, dhe rrugëtimet e veprave të tij kanë qenë nga Shqipëria, në Francë, Algjeri, Greqi e Holandë, ndërsa shumë prej tyre janë edhe pjesë e koleksioneve të ish-presidentit grek, Kostis Stefanopulos, Karolos Papoulias, ministres së Jashtme Bakojanis e shumë të tjerë. Por cilat janë raportet e tij më pikturën, koha, puna, ambienti, Haliti i tregon në këtë intervistë. Ktheheni nga Greqia, ku keni lënë një studio pikture. Një tjetër me hapësira më të mëdha dispononi në Shqipëri. Ndonjë projekt i huazuar prej andej? Të krijosh një komoditet të tillë, duke punuar si profesionist dhe të krijosh stil të lirë në Shqipëri, do të thosha se është pothuajse e pamundur. Por duke sakrifikuar kaq vite në Shqipëri, rrezikova një ëndërr timen, të kem një studio me hapësira të mëdha. Padyshim që është një projekt që e kam nisur prej vitesh, duke menduar në Greqi. Ndërsa për sa i përket hapësirave duhet të theksoj se jam lindur artistikisht me studion, për arsye se babai im kishte një tillë në Lushnjë, të cilën unë e ruaj ende, por jo e këtyre hapësirave. Projekti është i huazuar që nga perëndimi, por është pak e vështirë për t’u realizuar, që do të thotë piktorët nëpër botë shkëmbejnë studiot e tyre. Një amerikan mund të krijojë lidhje këtu te ne me një piktor nëse komoditeti është analog. Që do të thotë shkëmbim eksperiencash, ambienti, shkëmbim klientele, prandaj është pak e pamundur një lëvizje e tillë, por gjithsesi do të realizohet. Në Lushnjë është kthyer në studio nostalgjike, thjesht kujtoj të kaluarën atje. Në Greqi funksionon akoma me pretendimin për ta mbyllur dhe që të më magnetizoj 100% Tirana. Dhe pretendimi është që të pushtoj “Evropën” që nga Tirana. Por paswordi të jetë Athina. Sapo është mbyllur një ekspozitë juaja në Holandë. Cila është pasardhësja? Ekspozita personale është në projekt në vitin tjetër, por ndihem shumë ngrohtë që jam pjesë e Mezuraj, institucioni i parë privat në Shqipëri që ka thyer tabutë duke mbështetur piktorë të rinj, siç jam dhe unë dhe ndoshta të panjohur për Shqipërinë, për arsye se krijimtaria ime e fundit prej 15 vitesh ndodh në Greqi, ku aktivitetet nuk kanë qenë të pakta, ekspozita evropiane, kolektive, me piktorë grekë shumë të njohur, si Mitaras, Gjikas, Tecis, Fasjanos. Këto aktivitete janë bërë në bashkëpunim me piktorin e mirënjohur tashmë, Artur Muharremi. Sa e thjeshtë është për një piktor të ri futja në një treg artistik, si i Shqipërisë? Një piktori të ri thjesht i duhet të punojë dhe t’i imponohet tregut, që do të thotë mos të presë t’i hapen dyert, por të futen në to. Ndonjëherë do t’i duhet të shpërthejë dhe ndonjë derë. Çfarë teknike përdorni në pikturat tuaja dhe ju afrohet shijeve të klientëve? Zhanret janë të ndryshe, ajo varet nga gjendja shpirtërore, por edhe imponimet janë të mëdha, që do të thotë kalimi nga një zhanër në tjetër, nga një gjini në tjetrën. Teknika që përdor është teknikë mikse, aplikohet në Shqipëri, por unë e aplikoj në mënyrën time dhe vështirësitë për t’u bashkangjitur shijeve të klientëve nuk janë të vogla, por falë Zotit unë di të ndërtoj pishinë dhe mbi oqean. Por klientët e mi më të shumtë janë jashtë Shqipërisë, tani që dhe distancat janë shkurtuar, komunikimi me internet dhe paraqitje është më i shpejtë. Por theksoj që në rrugë institucionale kjo do të kishte më tepër vlerë. D.m.th i përfaqësuar nga institucioni “Mezuraj”, do të isha më i institucionalizuar në sytë e klientëve të mi në Evropë. Kjo përkthehet në gjuhën e komercit, çmim më i shtrenjtë. Si e gjetët Shqipërinë pas kthimit nga Greqia? Një profesionist duhet të dijë që nga momenti të hapë një derë dhe të hyjë në një ambient, duhet të llogarisë dhe rrugën e daljes. Shqipëria nuk është më Shqipëria e së kaluarës dhe po hyre nuk del më dhe do të thotë që në rast se dështon momentalisht në tregun shqiptar për fatin e vetëm se nuk je gati t’i përshtatesh apo të përshtaten, ke lënë një deriçkë hapur për të komunikuar me botën ose Evropën, që të vazhdosh komercin me ta. Por Shqipëria ka artistë shumë të aftë dhe një shkollë shumë të madhe, por që nuk është ende koha e artit, por së shpejti do jetë dhe krijimi i një institucioni të civilizuar, tregon këtë gjë. Po investohet mbi artin dhe së shpejti do të jetë një boom arritjesh. Erdhi koha që piktorët të shoqërohen nga institucionet përkatëse dhe atëherë suksesi është më i madh dhe veshjet mbrojtëse më të sofistikuara. Ky është kapitalizmi, çdo gjë prodhohet për t’u shitur. Ndaj dhe unë nuk erdha në Shqipëri të mbijetoj, siç dhe nuk shkova në Greqi për të mbijetuar, erdha në Shqipëri të jetoj mirë. Nga rrjedh gjithë ky optimizëm tek ju? Optimizmi rrjedh nga evidentimi që pata në ekspozitat e para, kombëtare dhe ndërkombëtare. Por gjithsesi puna është ajo që bën në këtë mes, sepse siç më thotë im atë, suksesin shoqëroje me punë dhe dështimin kaloje me të. Pse piktor? (babai juaj është një shkrimtar i njohur) Babai im e ka nisur si piktor dhe gabimi është i tij që ka lënë pikturën, por merita është imja që e vazhdoj atë. Gjithsesi më është kthyer në mënyrë jetese shqetësimi në art dhe e krijoj me shqetësim, jo me frymëzim. Por shqetësimi më i madh është të mos ezaurohem. Optimizmi im më i madh është se jam piktori më i pakonsumuar në Shqipëri, që do të thotë koleksionistëve i mungojnë veprat e mia në muret e tyre. Dhe i ftoj ata t’i mbushin. Sa punoni? Shumë pak orë ekzekutoj përpara kavaletit duke prekur bezen me penel, por punoj shumë orë duke menduar për atë që do punoj. Pra, orët e pushimit janë zero. Ç’është piktura? Piktura është një sekret të cilin do mundohesh tërë jetën ta zbulosh dhe do përballesh me dy fakte, ose e ke zgjidhur ti gjëegjëzën dhe kjo është lumturia, ose mund të përballesh me atë që e ka zgjidhur dikush tjetër përpara teje dhe ky është dështimi.
|
|
|
|
|
|
|
PANORAMA & PANORAMA SPORT |
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA |
|
|