Ndryshimi i fundit: 29/07/2010 - 09:32 Kerko:
Beje si faqe kryesore Dergo e-mail
1
1
FILLIMI
Kategorite
   Politike
   Ekonomi
   Aktualitet
   Speciale
   Rrethe
   Opinion
   Shendetsi
   Sport
   Kulture
   Bota & Rajon
   Sociale
   Panorama PLUS
   Une Gruaja

Panorama Newsletter

Regjistrohu
C'regjistrohu


Sherbime

Te tjera

Lojra

Moti
Tirane

TIRANE

Durres
DURRES
Vlore
VLORE
Shkoder
SHKODER
Korce
KORCE


Chat
Albasoul
Fajtori
Albnetwork
“Ēėshtja ēame, me komision ekspertėsh”
» Vendosur: 27/11/2007 - 12:17
• Ēėshtja e pronave tė ēamėve nė Greqi do tė zgjidhet pėrmes njė grupi ekspertėsh tė tė dyjave vendeve, siē ėshtė parashikuar nė 

Marko Caka/ Athinë

Traktatin e Miqësisë të vitit 1996, duke mos bërë asnjë hap përpara në raport me vizitat e mëparshme të krerëve të shtetit në vendin fqinj.Presidenti shqiptar nuk  e artikuloi në asnjë moment termin “çam” dhe në deklaratat pas takimeve me Papulias e Karamanlis nuk u shkrua asnjë rresht për këtë çështje. Por pasdite Presidenti Bamir Topi deklaroi se ka marrë garanci gjatë takimeve me presidentin Karolos Papulias, kryeministrin Kosta Karamanlis dhe krerët e partive kryesore në vendin fqinj për çështjen “çame”. Që prej vizitës së presidentit Meidani në mars të ‘98-ës, nuk ka pasur vizitë zyrtare të një presidenti shqiptar në Greqi. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave lidhur me çështjen çame, kreu i shtetit tha, se pala shqiptare gjatë këtyre takimeve të ditës së sotme e ka parashtruar këtë çështje, që sipas tij, është e parashikuar në traktatin e firmosur 11 vjet më parë. Fatmirësisht ne kemi një pikë referimi dhe ky është traktati i miqësisë së bashkëpunimit midis dy vendeve dhe është specifikisht në nenin 15 të këtij traktati, që kjo çështje merret në konsideratë për ta trajtuar, por mbi bazën e një komisioni ekspertësh. Dhe meqenëse është rënë dakord që të funksionojë në linjën e ekspertëve ne shpresojmë që ky komision ekspertësh të trajtojë këtë çështje”, u shpreh presidenti. Por deklarata publike e kreut të shtetit për zgjidhen e kësaj çështje sipas marrëveshjes së 1996 nuk ndryshon asgjë nga deklaratat e mëparshme të krerëve të politikës shqiptare. Thuajse në të gjitha takimet e nivelit të lartë krerët shqiptarë janë shprehur dakord që kjo çështje të zgjidhet në nivel ekspertësh, ndërkohë që deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret. Duke iu referuar kthimit të pronave të minoritarëve grekë në vendin tonë, kreu i shtetit theksoi, se ky proces do të bëhet përmes ligjit 7501, pavarësisht statusit të popullsisë në Shqipëri. “Kjo çështje është trajtuar me presidentin dhe me kryeministrin, por po e trajtoj në mënyrë specifike se për çështjen e pronave në Shqipëri qysh nga viti 1992 ekziston një ligj me nr.7501 mbi bazën e të cilit e gjithë popullsia, pavarësisht nga statusi trajtohet mbi bazën e këtij ligji dhe kjo çështje nuk ka asnjë dallim preferencial që i përket këtij ligji”, u shpreh Topi. Sipas kreut të shtetit, “Qeveria shqiptare po tenton të bëjë të gjitha rregullimet e nevojshme në ligj pa marrë parasysh pjesën specifike. Para ligjit në Shqipëri të gjithë janë të barabartë. E drejta për pronën konsiderohet si një e drejtë legjitime ndërkombëtare”. Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti grek, Papulias tha, se shteti helen po ndjek nga afër përparimin dhe mirëqenien e minoritetit grek në vendin tonë. Papulias pranoi edhe ftesën e presidentit Topi për të vizituar Tiranën. Gjatë ditës së djeshme kreu i shtetit zhvilloi edhe një takim me kryeministrin, Kosta Karamanlis, në të cilin, sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Kosova e pavarur”
Presidenti Bamir Topi u shpreh në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij grek, Karolos Papulias, se pavarësia e Kosovës do t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit në rajon. “Diskutuam për çështjen e Kosovës. E informova edhe njëherë zotin Papulias për qëndrimin që ka Shqipëria për çështjen e Kosovës. Marrja e statusit të pavarësisë së Kosovës, do i shërbente rikthimit përfundimtar të paqes e sigurisë në rajon ku besoj dhe jam i bindur që edhe Kosova, edhe Shqipëria, por edhe Serbia, të ardhmen e tyre e kanë në familjen euro-atlantike”, tha Topi.

Greqia premton votimin e MSA
Në takimin me kryeministrin e Greqisë, Kosta Karamanlis, presidenti Bamir Topi ka marrë prej tij premtimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Karamanlis i ka premtuar kreut të shtetit ratifikim të shpejtë të këtij dokumenti. “Kryeministri Karamanlis siguroi për mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe premtoi që shteti i tij do të ratifikojë shumë shpejt Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit të Shqipërisë me BE-në”, thuhet në njoftimin e Presidencës.


  • Nishani takon homologun grek
    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bujar Nishani, zhvilloi dje një takim me homologun e tij grek, Prokopis Pavlopulos. Sipas burimeve zyrtare, në takim, ministri Nishani njohu ministrin e Brendshëm të Greqisë me veprimtarinë dhe arritjet e strukturave të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë. Ndërmjet dy ministrave u diskutuan çështje të ndryshme me interes të përbashkët, si lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, kalimit të paligjshëm të kufirit”, thanë burimet nga Ministria e Brendshme.
  • Rrugët e mbushur me flamurët e dy vendeve
    Organizatorët e vizitës së kreut të shtetit tonë në Greqi, e kanë përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë vizitë. Të gjithë rrugët kryesore që të çonin drejt Parlamentit grek dhe institucioneve kryesore qeveritare në të dyja anët ishin vendosur flamujt e dy vendeve. Me presidentin dhe delegacionin shqiptar ishte edhe zonja e parë Teuta, e cila pas takimit zyrtar me krerët e lartë të shtetit grek ndoqi një axhendë më vete.
  • “Të rritet niveli i edukimit në gjuhën shqipe”
    Presidenti Topi tha në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun grek se është e nevojshme rritja e nivelit të edukimit të fëmijëve shqiptarë në gjuhën amtare. “U konstatua dhe u pa e nevojshme që të rritet niveli i arsimimit të fëmijëve shqiptarë në gjuhën e tyre amtare, duke marrë si shembull pozitiv shkollën 112 në Athinë”, u shprehTopi.


Printo Dergo me e-mail




 

 



Revista Psikologji

Arkiva e lajmeve
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

Lajme te ndryshme
Pėr gjithė jetėn burrė e grua
 
Shumė pak ka ndryshuar prej 1996
 
Britania: Zgjidhni krizėn, po ju prish imazhin
 
Beēaj: Hapa konkretė pėr KGJK-nė
 
Kushtetuesja, PD sulmon Topin
 
Trajneri, hamall nė firmė ndėrtimi
 
Meta nė Shkup: Zbatoni “Marrėveshjen e Ohrit”
 
Vizat, Fule: Raporti i ekspertėve inkurajues
 
Tokat me qira, procedura e ankandit
 
Berisha: Buxheti i 2011-ės, gati mė 1 shtator
 
Reforma zgjedhore mbledh tė vegjlit
 
PS: Berisha tė mos heshtė pėr pasurinė e Priftit
 
Topalli merr nė Itali “Ēmimin e Mesdheut”
 
Rama drekon me Harasanin, u kthye nga SHBA para njė jave
 
“Kristo refuzoi kreun e Kushtetueses”
 
Uidhėrs takon Topin: Asgjė s’ju ndal tė ndėrtoni Shqipėrinė demokratike
 
Ruēi-Berishės: Je i rrėzuar,Kryeministri: Mė bėni mocion
 
“Qeveria, e vetmja qė s’e pranon krizėn”
 
Shkurtimet nė buxhet miratohen me 75 vota pro, opozita nuk voton
 
Berisha: Notat e deputetėve tė PS
 
Bochard: BE ka rekomanduar kompromis pėr ligjin e SHISH
 
Maxhoranca s’ka numrat, shtyhet SHISH
 
"Antimafia" dėrgohet nga Venecia
 
Si do shiten pronat e konfiskuara
 
“Prifti t'i pėrgjigjet akuzave”
 
PS: Imami nxorri nė shitje repartin qė e kėrkuam pėr shkollė
 
LSI: Kreu i SHISH me mandat, ligji tė negociohet
 
PD-PS, sot "beteja" pėr SHISH-in
 
Pollo: Votim elektronik nė disa komuna nė zgjedhjet e 2011
 
Vangjel Dule - “Na pėrfshini nė reformėn zgjedhore”
 
Topi nuk firmos ligjin "Pėr faljen"
 
Meta: Kreu i Shėrbimit me mandat, por amendimi i ligjit tė konsultohet
 
Balla: Kuvendi nuk publikon rendin e ditės
 
Pesha: Rama tė bėjė analizat e drogės
 
PS: Berisha, bashkėfajtor me Priftin
 
Gjykata Kushtetuese, Topi: Zėvendėsimet bėhen nė shtator
 
Kutitė, zgjidhja shtyhet nė shtator
 
Meta: Nuk do ta votojmė ligjin pėr SHISH
 
Rama: SHISH cenon interesat e SHBA
 
Oketa, Demi e Sterkaj:Pse s'e votojmė ligjin
 
Mediu: Tė merret parasysh mendimi i NATO-s pėr SHISH
 
Uidhėrs, kundėr ligjit tė SHISH-it: Tė mos miratohet
 
Dritėroi: Tė hapen materialet nė Berat, Tiranė e Shkodėr
 
Ministria e Mbrojtjes: PS gėnjen
 
Shalsi: Imami po privatizon Fushėn e Aviacionit
 
Testi i rrezikut, nga 91 banka tė BE, dėshtojnė vetėm shtatė
 
Kriza, Qeveria bllokon tenderėt
 
PS dhe LSI bllokojnė ligjin e SHISH-it
 
Rama: Berisha tė tėrheqė ligjin e SHISH, nuk duam luftė me SHBA
 
SHISH, kundėr tre deputetė tė PD
 

Sondazhe

 



PANORAMA & PANORAMA SPORT
Gazeta Panorama - Versioni PDF Gazeta Panorama Sport - Versioni PDF
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA
Suplementi Panorama PLUS - Versioni PDF Suplementi une GRUAJA - Versioni PDF

Reklama


Gazeta Panorama Sport

 

 

© Gazeta Panorama Ndalohet kopjimi apo keqperdorimi i cdo materiali te marre nga Panorama Online
Faqja keshillohet te shihet me rezolucion 1024 x 768