Ndryshimi i fundit: 29/07/2010 - 09:32 Kerko:
Beje si faqe kryesore Dergo e-mail
1
1
FILLIMI
Kategorite
   Politike
   Ekonomi
   Aktualitet
   Speciale
   Rrethe
   Opinion
   Shendetsi
   Sport
   Kulture
   Bota & Rajon
   Sociale
   Panorama PLUS
   Une Gruaja

Panorama Newsletter

Regjistrohu
C'regjistrohu


Sherbime

Te tjera

Lojra

Moti
Tirane

TIRANE

Durres
DURRES
Vlore
VLORE
Shkoder
SHKODER
Korce
KORCE


Chat
Albasoul
Fajtori
Albnetwork
Energjia bėrthamore: Pse jo!?
» Vendosur: 13/11/2007 - 11:02
• Adri Nurellari 

Që vendi ynë ecën me dy marshe të ndryshme kjo gjë duket qartë nga disniveli i jashtëzakonshëm eko-nomik, nga standardet e skajshme të jetës, nga stili i jetës me ekstremet e veta që variojnë nga makina luksi e pushime në vendet me ekzotike të botës, tek një segment masiv i shoqërisë që mbijeton me një bujqësi me vegla mesjetare. Dhe kuptohet që ky lloj oligarkizimi i shoqërisë shqiptare manifestohet edhe në mënyrën e ligjërimit dhe përfaqësimit politik, ku duket qartë

që ka një elitë tmerrësisht të shkëputur nga konteksti apo interesat dominante të shoqërisë shqiptare. Ky hendek që sa vjen e thellohet midis realitetit shqiptar dhe elitës politike manifestohen në shumë forma, por njëra ndër tyre është edhe debati publik dhe mënyra sesi shtrohen apo trajtohen çështjet që dominojnë rendin e ditës.Rasti më i fundit është ai i energjisë bërthamore, ku qëndrimi i mbajtur nga opozita i ngjan më shumë një qëndrimi ekstravagant ambientalist të Evropës së Veriut, sesa qëndrimit të një opozite të majtë në kushtet e një vendi të varfër në zhvillim e sipër.

Zelli i madh për t'u shkëputur nga një e kaluar socialiste të diskredituar dhe të dominuar nga personaliteti dhe mjeshtëria e spikatur e Nanos, ka shtyrë lidershipin aktual që të promovojë një të majtë të re, duke u përpjekur që të inkuadrojë në Shqipëri rrugën e tretë, ose Blerizmin. Mirëpo kjo gjë po bëhet duke përkthyer mot à mot pa e shqipëruar në harmoni me realitetin apo kontekstin shqiptar. Për ata që e kanë ndopak haberin nga kjo fushë, dihet mirë që ambientalizmi dhe agrarja vështirë se pajtohen në politikë. Kjo, sepse bujqit duan gjithnjë e më shumë kullota dhe toka buke të përdorura me rendiment të lartë, kurse ambientalistët duan gjithnjë e më shumë pyje nëpër këto kullota e biodiversitet gjithnjë e më të lartë të përhapur në sa më shumë territor dhe përdorim sa më të kufizuar të pesticideve, insekticideve apo plehrave kimike që janë vendimtare për rendimentin e lartë të tokës. Pra, është e vështirë se mund të pajtohen këto interesa të kundërta në politikë, paçka se në Shqipëri ka një sterile dhe amorfe të titulluar parti agrare dhe ambientaliste. Dhe duke u kthyer tek Blerizmi, është normale që atje rruga e tretë të përqendrohet tek ambientalizmi në shoqërinë e parë botërore që u shkëput nga bujqësia, duke u industrializuar dhe më tej sot duke qenë në një shoqëri kryekëput shërbimi, ku jo më me tokën, por as me industrinë nuk janë të lidhur më njerëzit.

E si mund të merret kallëp një realitet politik i kontekstit britanik dhe të transplantohet në shoqërinë shqiptare, e cila ende varet në mënyrë bindëse nga bujqësia e vetëm dekadën e fundit ka nisur një proces të mirëfilltë urbanizimi. Prandaj ambientalizmi alla Tony Blair është mish i huaj në një të majtë që e ka bazën elektorale te segmentet konservatore rurale shqiptare. Dhe kësaj përpjekje për ta bërë Partinë Socialiste të blertë, meqë edhe Xhuveli nuk e bëka sa duhet këtë punë, me fat i doli në shteg një nismë e ekzekutivit për të stimuluar përdorimin e energjisë bërthamore në Shqipëri. Dhe e gjithë artileria e rëndë e PS-së dhe oborrit përkatës është vënë kundër energjisë bërthamore, sikurse luditët dikur kundër makinerive e teknologjisë.

Në fakt, vendi ynë ka vend për ambientalizëm dhe nëse PS-ja ka zgjedhur ambientin përkundrejt zhvillimit, kjo është punë për këtë forcë politike. Por kur flitet për ambientin jam i sigurt që përpara frikës nga centrali bërthamor ka shumë më tepër prioritete të prekshme si erozioni, prerja e pyjeve, smogu i qyteteve (shkaktuar në një pjesë të mirë nga gjeneratorët), mostrajtimi paraprak i mbeturinave urbane apo kërcënimi i biodiversitetit të faunës dhe florës shqiptare.

Sulmi nihilist ngjyer jeshil që po i bëhet energjisë bërthamore dhe arritjeve të shkencës në këtë fushë, është me të vërtetë vite dritë larg realitetit shqiptar, por gjithashtu përmban edhe spekulime faktesh, pasi jepen fakte të njëanshme dhe nuk pasqyrohet e gjithë panorama. Ndërkohë që qëndrimi i PS-së ndaj termocentralit të shumëdebatuar të Vlorës ka qenë krejt ndryshe.

Ajo që duhet vënë në dukje është se një pjesë e mirë e komunitetit shkencor ndërkombëtar është shumë i bindur se energjia bërthamore është jo vetëm efikase, por edhe shumë më e gjelbër dhe e qëndrueshme se format e tjera të prodhimit të energjisë, si termocentralet që e mbushin qiellin me tym e hidrocentralet që kryejnë një mutacion drastik në terrenin, florën e faunën përreth. Kjo është arsyeja pse sikurse tregojnë të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, 17% e rrymës sigurohet nga energjia bërthamore; Franca dhe Lituania sigurojnë tre të katërtat e energjisë nga centralet bërthamore, Belgjika, Bullgaria, Hungaria, Sllovakia, Kore e Jugut, Suedia, Sllovenia sigurojnë mbi 1/3-ën, ndërsa Japonia, Gjermania e Finlanda sigurojnë 1/4-ën e totalit të prodhuar. Dhe kuptohet ndjeshmëria apo përkushtimi ndaj ambientalizmit i vendeve si Zvicra, Suedia apo Finlanda është shembullore në gjithë globin.

Pra, pa hyrë në detajet teknike që iu takojnë profesionistëve të fushës, analogjia e shumë vendeve të zhvilluara dhe të përkushtuara ndaj ambientit dëshmon se shkenca e ka bërë të mundur sot që energjia bërthamore të shfrytëzohet pa penalizuar rëndë ambientin.

Kundërshtimi ndërkombëtar ndaj përdorimit të energjisë bërthamore ka më shumë të bëjë me një shqetësim strategjik ndaj sigurisë sesa ndaj ambientit në vetvete. Së pari, në historinë bashkëkohore, e sidomos gjatë Luftës së Ftohtë, opozita kundër përdorimit të energjisë bërthamore vinte nga lëvizjet pacifiste e kishte të bënte më tepër me frikën që shkaktonte përdorimi ushtarak i kësaj industrie. Teknologjia që i shërbente pasurimit të uraniumit fare lehtë mund të përdorej për të prodhuar pluton për bomba bërthamore. Edhe sot shumë nga rezervat ndaj kësaj energjie ka të bëjë me faktin që nuk ka garanci për qëllimet finale të disa vendeve që po zhvillojnë kapacitete të prodhimit të energjisë bërthamore, si Irani apo Koreja e Veriut. Mirëpo për qëllime grabitqare as që mund të kihen dyshime për vendin tonë, kur dihet se me sa shumë zell jemi ndër vendet e para në botë që ka shkatërruar tërësisht lëndët helmuese luftarake, minat kundër njerëzve apo edhe teknikën dhe municion konvencional ushtarak, paçka se jemi në një situatë e rajon aspak të volitshme ndaj vendit tonë.

Së dyti, ka të bëjë me sigurinë teknike të këtyre centraleve dhe këtu lidhet me panikun e shkaktuar nga aksidenti i Çernobilit në vitin 1986. Dëmi i shkaktuar nga një aksident i tillë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, por me avancimet e teknologjisë sot dhe me ndjeshmërinë, përkujdesjen apo monitorimin e autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj sigurisë teknike sot, një përsëritje është pothuaj e pamundur. Aksidenti vinte jo thjesht si rezultat i pamundësive teknike për të garantuar sigurinë, por edhe me dekadencën tipike që po pësonte Bashkimi Sovjetik si dhe me një neglizhencë të theksuar të sovjetikëve ndaj ambientit. Mjafton që të përmenden katastrofa ambientale si ato të pellgut naftëmbajtës në Baku apo transformime të tjera gjiganteske ekologjike si i lumenjve Amur e Sir Darja apo detit të Aralit, për të kuptuar se një vend totalitar i imunizuar ndaj presionet ndërkombëtare nuk e kishte për gjë që të tregohej shpërfillës ndaj ambientit e sigurisë teknike. Mirëpo sikurse e detyruan Bullgarinë të mbyllte reaktorët atomik të vjetruar me standarde të dyshimta sigurie, edhe neve, që jemi ushtarë ku e ku më të bindur të BE-së, padyshim që do të na imponoheshin standarde e kushte jashtëzakonisht të rrepta për të garantuar përdorimin e energjisë bërthamore nga çdo aksident të mundshëm.

Së treti, ka pasur të bëjë me mënyrën e trajtimit të skorieve dhe faktit që shpesh vendet e zhvilluara i plandosnin këto skorie për pak para në vendet e botës së tretë apo ish-kolonitë. Shqipëria është aktor i dobët në nivel ndërkombëtar, dhe shumë i varur nga standardet e imponuara nga organizatat ndërkombëtare dhe vendet Perëndimore, andaj as që mund të mendohet që vendi të abuzonte me skoriet nëse do të ndërtonte centrale bërthamore. Prandaj duke qenë se bëhet fjalë për një sektor nevralgjik si energjia dhe se bëhet fjalë një nismë afatmesme që mund t'i japi vendit tonë një avantazh të krahasuar në ekonominë ndërkombëtare dhe duke ditur se mundësitë e vendit tonë për avantazhe të krahasuara janë tmerrësisht të kufizuara, unë mendoj se çështja e energjisë bërthamore duhet të zhvishet nga zelli politik i momentit e trajtohet me më shumë gjakftohtësi e largpamësi nga opozita.



Printo Dergo me e-mail




 

 



Revista Psikologji

Arkiva e lajmeve
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

Lajme te ndryshme
Pėr gjithė jetėn burrė e grua
 
Shumė pak ka ndryshuar prej 1996
 
Britania: Zgjidhni krizėn, po ju prish imazhin
 
Beēaj: Hapa konkretė pėr KGJK-nė
 
Kushtetuesja, PD sulmon Topin
 
Trajneri, hamall nė firmė ndėrtimi
 
Meta nė Shkup: Zbatoni “Marrėveshjen e Ohrit”
 
Vizat, Fule: Raporti i ekspertėve inkurajues
 
Tokat me qira, procedura e ankandit
 
Berisha: Buxheti i 2011-ės, gati mė 1 shtator
 
Reforma zgjedhore mbledh tė vegjlit
 
PS: Berisha tė mos heshtė pėr pasurinė e Priftit
 
Topalli merr nė Itali “Ēmimin e Mesdheut”
 
Rama drekon me Harasanin, u kthye nga SHBA para njė jave
 
“Kristo refuzoi kreun e Kushtetueses”
 
Uidhėrs takon Topin: Asgjė s’ju ndal tė ndėrtoni Shqipėrinė demokratike
 
Ruēi-Berishės: Je i rrėzuar,Kryeministri: Mė bėni mocion
 
“Qeveria, e vetmja qė s’e pranon krizėn”
 
Shkurtimet nė buxhet miratohen me 75 vota pro, opozita nuk voton
 
Berisha: Notat e deputetėve tė PS
 
Bochard: BE ka rekomanduar kompromis pėr ligjin e SHISH
 
Maxhoranca s’ka numrat, shtyhet SHISH
 
"Antimafia" dėrgohet nga Venecia
 
Si do shiten pronat e konfiskuara
 
“Prifti t'i pėrgjigjet akuzave”
 
PS: Imami nxorri nė shitje repartin qė e kėrkuam pėr shkollė
 
LSI: Kreu i SHISH me mandat, ligji tė negociohet
 
PD-PS, sot "beteja" pėr SHISH-in
 
Pollo: Votim elektronik nė disa komuna nė zgjedhjet e 2011
 
Vangjel Dule - “Na pėrfshini nė reformėn zgjedhore”
 
Topi nuk firmos ligjin "Pėr faljen"
 
Meta: Kreu i Shėrbimit me mandat, por amendimi i ligjit tė konsultohet
 
Balla: Kuvendi nuk publikon rendin e ditės
 
Pesha: Rama tė bėjė analizat e drogės
 
PS: Berisha, bashkėfajtor me Priftin
 
Gjykata Kushtetuese, Topi: Zėvendėsimet bėhen nė shtator
 
Kutitė, zgjidhja shtyhet nė shtator
 
Meta: Nuk do ta votojmė ligjin pėr SHISH
 
Rama: SHISH cenon interesat e SHBA
 
Oketa, Demi e Sterkaj:Pse s'e votojmė ligjin
 
Mediu: Tė merret parasysh mendimi i NATO-s pėr SHISH
 
Uidhėrs, kundėr ligjit tė SHISH-it: Tė mos miratohet
 
Dritėroi: Tė hapen materialet nė Berat, Tiranė e Shkodėr
 
Ministria e Mbrojtjes: PS gėnjen
 
Shalsi: Imami po privatizon Fushėn e Aviacionit
 
Testi i rrezikut, nga 91 banka tė BE, dėshtojnė vetėm shtatė
 
Kriza, Qeveria bllokon tenderėt
 
PS dhe LSI bllokojnė ligjin e SHISH-it
 
Rama: Berisha tė tėrheqė ligjin e SHISH, nuk duam luftė me SHBA
 
SHISH, kundėr tre deputetė tė PD
 

Sondazhe

 



PANORAMA & PANORAMA SPORT
Gazeta Panorama - Versioni PDF Gazeta Panorama Sport - Versioni PDF
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA
Suplementi Panorama PLUS - Versioni PDF Suplementi une GRUAJA - Versioni PDF

Reklama


Gazeta Panorama Sport

 

 

© Gazeta Panorama Ndalohet kopjimi apo keqperdorimi i cdo materiali te marre nga Panorama Online
Faqja keshillohet te shihet me rezolucion 1024 x 768