| Tirane |

|
| Durres |
|
| Vlore |
|
| Shkoder |
|
| Korce |
|
|
|
|
Pėrmbytjet, myslimanėt luten nė xhami pėr shpėtim |
|
»
Vendosur: 09/01/2010 - 09:23
|
•
Sensibilizimi i mbarë opinionit publik mbi situatën e rënduar që ndodhet veriu i vendit ka bërë që besimtarët e xhamisë së Rrugës së Kavajës, të shfrytëzonin faljen e ditës së premte për t'iu lutur Zotit për përmirësimin e gjendjes së banorëve të katastrofës. "Sot më tepër se kurrë ka nevojë që njerëzit t'i kthehen Zotit me lutje që kjo situatë të mos rëndohet më tepër", pohoi imami Ahmed Kalaja, i cili shtoi se të premten tjetër do të mblidhen kontribute në ndihmë të banorëve që janë përfshirë nga përmbytjet. Kjo lutje nuk është e para që bëjnë besimtarët myslimanë të kryeqytetit. Në verë të vitit 2007, ata organizuan lutje masive për të rënë shi, pasi vendi atëherë u përfshi nga thatësira e tejzgjatur. f.m
|
|
|
|
|
|
|
PANORAMA & PANORAMA SPORT |
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA |
|
|