Ndryshimi i fundit: 29/07/2010 - 09:32 Kerko:
Beje si faqe kryesore Dergo e-mail
1
1
FILLIMI
Kategorite
   Politike
   Ekonomi
   Aktualitet
   Speciale
   Rrethe
   Opinion
   Shendetsi
   Sport
   Kulture
   Bota & Rajon
   Sociale
   Panorama PLUS
   Une Gruaja

Panorama Newsletter

Regjistrohu
C'regjistrohu


Sherbime

Te tjera

Lojra

Moti
Tirane

TIRANE

Durres
DURRES
Vlore
VLORE
Shkoder
SHKODER
Korce
KORCE


Chat
Albasoul
Fajtori
Albnetwork
Ismail Kadare:Marrėdhėniet me botuesit nė diktaturė deri edhe ēnjerėzore
» Vendosur: 15/11/2009 - 14:10
•  

Robert Rakipllari

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare e quan veten me fat që ka arritur të sistemojë në 20 vëllime veprën e tij të plotë. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, Kadare ka rrëfyer marrëdhëniet e tij me botuesit, nga një ish-partizan në vitin 1953, kur botoi vjershat e para e deri tek botuesit e tij të sotëm “Onufri” në Shqipëri dhe “Fayard” në Francë. Shkrimtari flet edhe për romanin e tij më të ri, “E penguara”, ku shpjegon se fakti që ky libër iu kushtohet vajzave që lindën dhe u rritën  në internim, mund të ketë përkime edhe me raste konkrete nga brezi që jetoi diktaturën. I pyetur nëse është nxitur nga jeta e Drita Çomos, Kadare shprehet se kjo figurë e meritonte përkujtimin më sublim nëpërmjet artit, por sipas tij, çështja në raste të tilla shtrohet ndryshe: liria e letërsisë cenohet.
Zoti Kadare, sot publiku ka në dorë 20 vëllimet e veprës suaj të plotë letrare. Si ndihet një shkrimtar kur ka “sistemuar” thuajse totalitetin e veprës së tij të deritanishme dhe, në pak radhë, si mund të përshkruhej kjo kolanë nga autori i saj?
Është e natyrshme dëshira e çdo shkrimtari të sistemojë, siç thoni ju, veprën e tij. Një pjesë nuk e arrijnë dot. Për ata që iu krijohet kjo mundësi mund të thuhet se janë me fat. Ndërkaq, do të shtoja se për të tjerët, një gjë e tillë nuk është aspak dramatike. Në qoftë se letërsia e tyre do të jetë me vlerë, do të vijnë të tjerë që do të bëjnë atë që autori nuk e bën dot.
Botuesi juaj francez “Fayard” para shumë vitesh ka botuar pjesë të veprës suaj të deriatëhershme po në shqip. Kjo që po bëni me botimin shqip është një kalk i këtij modeli apo botimi në Shqip i veprës suaj, apo kjo kolanë ka diçka shtesë përveçse është e plotë tashmë?
Kjo është e vërtetë. Ka një botim prej 12 vëllimesh në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht, në Francë. Ndryshimi i parë prej botimit të tanishëm është se ky i fundit është i plotësuar me veprat më të fundit. E dyta është renditja e lëndës. Për arsye objektive, botimi francez ka një renditje të bazuar në tematikë, kurse botimi i “Onufri”-t në kronologji. Rëndësia e veçantë e botimit francez është versioni shqip. Duke e botuar veprën e një autori në gjuhën origjinale, paralelisht me gjuhën e vendit, botuesi i huaj, ripohon respektin më të thellë ndaj gjuhës në të cilën është krijuar kjo vepër. Në rastin e gjuhës shqipe, ky respekt ka qenë shpeshherë i munguar.
Shoqëria shqiptare ka ndryshuar shumë në njëzet vjetët e fundit, e keni sot një arketip të lexuesit tuaj në mendje kur shkruani ose a e identifikoni një të tillë kur vepra juaj vihet në kontakt me lexuesin?
Nuk e mendoj një gjë të tillë. Besoj se edhe shkrimtarët e tjerë pak e mendojnë. Marrëdhëniet shkrimtar-lexues kushtëzohen nga shumë faktorë, për të cilët asnjëra nga të dyja palët nuk është fort e qartë.
Nga botuesi i parë te botuesi juaj më i fundit në shqip, “Onufri”, sa kohë ka kaluar dhe çfarë ka diçka për t’u përmendur në marrëdhëniet tuaja me botuesit shqiptarë të veprës suaj, nga i pari tek më i fundit?
Botuesi im i parë ka qenë i vitit 1953. Ishte një shkrimtar ish-partizan, me emrin Moisi Zaloshja. Ishte shef i poezisë në të vetmen shtëpi botuese shtetërore. Unë isha nxënës në klasën e tretë gjimnaz, në Gjirokastër. Mbaj mend se ishte disi nervoz, për një arsye të fisme: disa nga vjershat, duke përfshirë njërën për Parisin, donte që, sipas kritereve të kohës, t’i hiqte, por ndërkaq nuk i bënte zemra. Më në fund, i kaloi.
Të tjerët? Nuk është lehtë t’i përcaktosh. Fjala “botues” në një shtet komunist nuk është e njëjtë me atë që përdoret sot. Shtëpia botuese, në shtetet komuniste, mbetej po ajo, në kohën që botuesit ndërroheshin (drejtorët, shefat e redaksive). Marrëdhëniet e shkrimtarëve me ta ishin të ndërlikuara, që nga ato më njerëzoret, siç ishte rasti i botuesit dhe mikut tim të shtrenjtë Drago Siliqit, gjer tek më çnjerëzoret, që, ndonëse të rralla, nuk mungonin. Desha të shtoj këtu se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë të dalloje zellin shtrëngues të botuesit nga trysnia e shtetit. Ka pasur raste kur ne shkrimtarët kemi fajësuar ndoshta më shumë se ç’duhet botuesin, kur faji ka qenë i tjetërkujt. Por kjo është një bisedë tepër e gjatë.
Kanë kaluar njëzet vjet tashmë nga rrëzimi i komunizmit dhe ikja juaj në Francë, kanë kaluar afro dyzet vjet që kur u botua “Gjenerali”, që ju bëri të famshëm dhe të padiskutueshëm dhe afro gjashtëdhjetë vjet nga botimi i vëllimit tuaj të parë me poezi “Frymëzime djaloshare”. Afro katër breza lexuesish që janë rritur me veprën tuaj. Si do të qaset një brez i gjashtë apo i shtatë ndaj veprës suaj? E tremb autorin ideja që lexuesi, me ndërrimin e brezave, mund ta braktisë pak nga pak veprën e tij?
E kam thënë dhe e përsëris se letërsia, ashtu si artet e tjera, pavarësisht në ç’vend lind, ka qenë dhe mbetet globale, planetare, në kohë dhe në hapësirë. Vlerësimi i saj bëhet nga një shumicë brezash e nga një shumicë popujsh, ndaj gabimi në vlerësim nuk mund të jetë veçse i paktë. Në mos njëri brez, tjetri do të qortojë mungesat, në mos njëri popull, tjetri do ta bëjë këtë.
Nuk është punë e shkrimtarit të merret, qoftë edhe mendërisht, me një gjë të tillë. Është një proces që zhvillohet jashtë tij.
Krahas kompletit të veprave ka dalë romani juaj më i ri “E penguara”. Është shfaqur aty-këtu mendimi se në këtë vepër përshkruhen fakte të njohura dhe personazhe të njohur. Ç’mund të na thoni për këtë?
Është një histori e njohur, kërkimi i ngjarjeve reale ose personazheve reale, në vepra letrare. Është sqaruar qindra herë se letërsia artistike, ajo që quhet fiksion, nuk ka ndonjë detyrim ndaj vërtetësisë së fakteve. Megjithatë, keqkuptimi vazhdon. Ky keqkuptim, në disa raste, është gjer në njëfarë mase i kuptueshëm. Kur përshkruhet një brez i tërë që ka pësuar fatkeqësi, ka përkime të çuditshme në fatet e këtyre personazheve. Kështu që njerëzit do të kërkojnë, dashur pa dashur, identifikimin e tyre. Romani “E penguara” iu kushtohet, siç është thënë në krye të tekstit, vajzave shqiptare që e kaluan fëmininë, adoleshencën, rininë e ndoshta krejt jetën në internim. Vetvetiu në fatin e secilës ka pika të ngjashme, tepër dramatike, me fatin e të tjerave. Por kjo nuk e përligj identifikimin.
Do të doja të përmendja se keqkuptimi i mësipërm ka qenë dhe mbetet një dukuri e njohur në letërsinë botërore, në gjitha vendet dhe shpesh është kthyer në shqetësim për shkrimtarët.
Është bërë një lidhje mes personazhit tuaj ne romanin “E penguara” me jetën e Drita Çomos, vajzës së Liri Belishovës, a keni pasur një nxitje nga ky rast?
Lidhur me atë çka është folur në shtyp, nëse te personazhi i “E penguara” mund të jetë projektuar figura dhe fati dyfish tragjik i Drita Çomos, koleges sonë të re, që nuk arriti dot të realizonte ëndrrën e vet të lirisë dhe të letërsisë, do të shtoja se ajo e meritonte plotësisht përkujtimin më sublim nëpërmjet artit, por çështja në raste të tilla shtrohet ndryshe: liria e letërsisë cenohet. Veç kësaj, liria e letërsisë, aq sa ç’është e bukur, aq dhe mund të jetë e rrezikshme. Ajo, ashtu siç e sublimon, ashtu dhe padashur mund ta dëmtojë personazhin. Dhe kjo është një ndër arsyet se përse letërsia refuzon çdo pakt besnikërie me realitetin.
Ju e  promovuat  për herë të parë kolanën tuaj të plotë, të mërkurën në Universitetin Europian të Tiranës, pse zgjodhët një universitet, pra një mjedis të rinjsh për të promovuar?
Nuk është vështirë të përfytyrohet përgjigjja për këtë pyetje. Është një ndër mjediset më të natyrshme për çdo shkrimtar në raste të tilla. Kam pasur zakonisht marrëdhënie me studentët universitarë. Kam qenë vetë student dhe kjo ka qenë njëra nga arsyet, ndonëse jo kryesorja. Mendoj se universitetet shqiptare në kushtet e reja mund të bëjnë më shumë për të qenë jo vetëm qendra të mendimit e të dijes, por edhe pika reference më të ndjeshme për gjithë shoqërinë shqiptare. Një status i tyre më solid do të ndikonte kudo.
Janë njëzet vëllime të Veprës suaj të plotë deri tani. Do të kemi një vëllim të njëzetenjëtë e më tej në këtë kolanë?
Jo, nuk do të ketë. Vepra quhet e kryer.

Printo Dergo me e-mail




 

 



Revista Psikologji

Arkiva e lajmeve
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

Lajme te ndryshme
Pėr gjithė jetėn burrė e grua
 
Shumė pak ka ndryshuar prej 1996
 
Britania: Zgjidhni krizėn, po ju prish imazhin
 
Beēaj: Hapa konkretė pėr KGJK-nė
 
Kushtetuesja, PD sulmon Topin
 
Trajneri, hamall nė firmė ndėrtimi
 
Meta nė Shkup: Zbatoni “Marrėveshjen e Ohrit”
 
Vizat, Fule: Raporti i ekspertėve inkurajues
 
Tokat me qira, procedura e ankandit
 
Berisha: Buxheti i 2011-ės, gati mė 1 shtator
 
Reforma zgjedhore mbledh tė vegjlit
 
PS: Berisha tė mos heshtė pėr pasurinė e Priftit
 
Topalli merr nė Itali “Ēmimin e Mesdheut”
 
Rama drekon me Harasanin, u kthye nga SHBA para njė jave
 
“Kristo refuzoi kreun e Kushtetueses”
 
Uidhėrs takon Topin: Asgjė s’ju ndal tė ndėrtoni Shqipėrinė demokratike
 
Ruēi-Berishės: Je i rrėzuar,Kryeministri: Mė bėni mocion
 
“Qeveria, e vetmja qė s’e pranon krizėn”
 
Shkurtimet nė buxhet miratohen me 75 vota pro, opozita nuk voton
 
Berisha: Notat e deputetėve tė PS
 
Bochard: BE ka rekomanduar kompromis pėr ligjin e SHISH
 
Maxhoranca s’ka numrat, shtyhet SHISH
 
"Antimafia" dėrgohet nga Venecia
 
Si do shiten pronat e konfiskuara
 
“Prifti t'i pėrgjigjet akuzave”
 
PS: Imami nxorri nė shitje repartin qė e kėrkuam pėr shkollė
 
LSI: Kreu i SHISH me mandat, ligji tė negociohet
 
PD-PS, sot "beteja" pėr SHISH-in
 
Pollo: Votim elektronik nė disa komuna nė zgjedhjet e 2011
 
Vangjel Dule - “Na pėrfshini nė reformėn zgjedhore”
 
Topi nuk firmos ligjin "Pėr faljen"
 
Meta: Kreu i Shėrbimit me mandat, por amendimi i ligjit tė konsultohet
 
Balla: Kuvendi nuk publikon rendin e ditės
 
Pesha: Rama tė bėjė analizat e drogės
 
PS: Berisha, bashkėfajtor me Priftin
 
Gjykata Kushtetuese, Topi: Zėvendėsimet bėhen nė shtator
 
Kutitė, zgjidhja shtyhet nė shtator
 
Meta: Nuk do ta votojmė ligjin pėr SHISH
 
Rama: SHISH cenon interesat e SHBA
 
Oketa, Demi e Sterkaj:Pse s'e votojmė ligjin
 
Mediu: Tė merret parasysh mendimi i NATO-s pėr SHISH
 
Uidhėrs, kundėr ligjit tė SHISH-it: Tė mos miratohet
 
Dritėroi: Tė hapen materialet nė Berat, Tiranė e Shkodėr
 
Ministria e Mbrojtjes: PS gėnjen
 
Shalsi: Imami po privatizon Fushėn e Aviacionit
 
Testi i rrezikut, nga 91 banka tė BE, dėshtojnė vetėm shtatė
 
Kriza, Qeveria bllokon tenderėt
 
PS dhe LSI bllokojnė ligjin e SHISH-it
 
Rama: Berisha tė tėrheqė ligjin e SHISH, nuk duam luftė me SHBA
 
SHISH, kundėr tre deputetė tė PD
 

Sondazhe

 



PANORAMA & PANORAMA SPORT
Gazeta Panorama - Versioni PDF Gazeta Panorama Sport - Versioni PDF
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA
Suplementi Panorama PLUS - Versioni PDF Suplementi une GRUAJA - Versioni PDF

Reklama


Gazeta Panorama Sport

 

 

© Gazeta Panorama Ndalohet kopjimi apo keqperdorimi i cdo materiali te marre nga Panorama Online
Faqja keshillohet te shihet me rezolucion 1024 x 768