| Tirane |

|
| Durres |
|
| Vlore |
|
| Shkoder |
|
| Korce |
|
|
|
|
Njė menaxher nė krye tė spitalit Nėnė Tereza |
|
»
Vendosur: 06/11/2009 - 08:51
|
•
Ilir Dashi do të jetë Drejtori i ri i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka prezantuar dje kreun e ri të QSUT, i cili nuk ka lidhje me profesionin e mjekut, por vjen si një menaxher. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri Vasili vlerësoi se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është në një moment të ri për të provuar shanse të reja të menaxhimit dhe financimit. “Ato përfshihen në modelin e ri menaxherial, të cilin me aftësitë e tij z.Ilir Dashi do të mund ta udhëheqë më së miri. Besoj se z. Dashi do t’i përshtatet mjaft mirë këtij momenti”, tha Vasili. Ai u ndal edhe në rëndësinë e sistemit të referimit, duke e cilësuar atë si zgjidhjen optimale që do të ndihmonte në lehtësimin e ngarkesës në QSU, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt edhe në rritjen e shërbimit. Ndërkaq Drejtori i ri i QSUT-së, Ilir Dashi, në prezantimin e tij të parë ka premtuar përkushtimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës ndërsa ka theksuar se prioritet i punës së tij do të jenë zhvillimi dhe progresi i vazhdueshëm në Qendrën Spitalore Universitare më të madhe në vend. Nga ana e tij, Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule ka shprehur mbështetjen e tij dhe të strukturave akademike për Drejtorin e ri të QSUT-së.
|
|
|
|
|
|
|
PANORAMA & PANORAMA SPORT |
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA |
|
|