Ndryshimi i fundit: 09/02/2010 - 09:15 Kerko:
Beje si faqe kryesore Dergo e-mail
1
1
FILLIMI
Kategorite
   Politike
   Ekonomi
   Aktualitet
   Speciale
   Rrethe
   Opinion
   Shendetsi
   Sport
   Kulture
   Bota & Rajon
   Sociale
   Panorama PLUS
   Une Gruaja

Panorama Newsletter

Regjistrohu
C'regjistrohu


Sherbime

Te tjera

Lojra

Moti
Tirane

TIRANE

Durres
DURRES
Vlore
VLORE
Shkoder
SHKODER
Korce
KORCE


Chat
Albasoul
Fajtori
Albnetwork
Pronat, AKKP do shqyrtojė 8 mijė ankesa
» Vendosur: 29/10/2009 - 09:10
•  

BLEDAR HOTI

Qeveria i jep të drejtën Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që të shqyrtojë 8 mijë ankesat, që nuk kanë marrë ende zgjidhje ligjore. Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, Kryeministri Sali Berisha ka bëri të ditur se do t’i paraqitet Kuvendi, ndryshimi ligjor për t’i dhënë mundësinë e shqyrtimit të kërkesave të paraqitura. Sipas këtij ndryshimi, autorizohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të marrë në shqyrtim të gjitha ankesat e paraqitura para datës 30 qershor. Duke sqaruar ndryshimin që i bëhet ligjit, Kryeministri Berisha tha se: “Nuk do të ketë më zgjatje afati për paraqitjen e kërkesave pranë Agjencisë të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por ligjvënësi duhet të autorizojë Agjencinë që të shqyrtojë të gjitha ankesat e paraqitura para datës 30 qershor, të cilat janë 8 mijë dhe nuk u shqyrtuan dot në afat”. “Ne duhet të autorizojmë me ligj Agjencinë që ankesat e ardhura para datës 30 qershor dhe që kanë mbetur pa u shqyrtuar të marrin përgjigje në mënyrë që Agjencia të shkojë drejt shuarjes së saj natyrale, përmbushjes së detyrimit dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj”, theksoi Kryeministri. Neni 24 i ligjit “Për kthimin dhe Kompensimin e Pronave” përcaktonte se: “Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon deri në datën 31.6.2008”. Nisur nga kjo situatë, qeveria i ka menduar t’i japë mundësi AKKP-së që të shqyrtojë këto ankesa.
Reagimi i shoqatës
Përfaqësuesit e shoqatës “Pronësi me Drejtësi” kanë kundërshtuar dje deklaratën e Kryeministrit për shkrirjen e AKKP-së. “Jemi totalisht kundër këtij vendimi të Kryeministrit Berisha. Jemi habitur nga deklarata e tij, pasi AKKP-ja ka detyrimin t’i kthejë përgjigje çdo pronari për kërkesën që ka për kthim, njohje apo kompensim prone. Duhet ta dini se ka me dhjetëra pronarë që enden nëpër gjykata dhe nuk kanë pasur mundësi të paraqesin kërkesën e tyre. Qeveria s’duhet t’ia mbyllë derën pa u dhënë zgjidhje kërkesave të ish-pronarëve. Të thuash se nuk ka më kërkesa nga ana e ish-pronarëve është totalisht e papranueshme”, deklaroi sekretari i shoqatës, Myrshit Vorpsi. Sipas tij, Qeveria duhet të japë kohë deri në vitin 2014 për shqyrtimin e të gjitha kërkesave që kanë pronarët për kthimin e njohjes së pronës. “Është e papranueshme të mbyllësh këtë detyrim që ka Qeveria ndaj pronarëve. Qeveria ka paqartësi në veprimet e saja. Kryeministri Berisha duhet të zbatojë detyrimin e vënë edhe nga progres raporti i fundit i BE-së për çështjen e pronave. Procesi i AKKP-së absolutisht nuk duhet të shkojë drejt shuarjes, pasi është i vetmi institucion që jep titujt e pronësisë në këtë vend”, theksoi Vorpsi. Ai hedh idenë e një reforme të thellë ligjore për çështjen e pronësisë, pasi sipas tij, situata është krejt tjetër. “Prona duhet të kthehet tek pronari, nuk duhet të bëhet kompensim financiar pa u kryer kthimi fizik më parë. Shteti ka detyrimin që të publikojë faturën financiare mbi këtë proces, gjë të cilën nuk e ka bërë”, theksoi Vorpsi.

Neni 24

Afati i përfundimit të procesit

Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon deri në datën 31.6.2008, me përjashtim të kryerjes së pagesës së kompensimit, e cila duhet të përfundojë në afatin e parashikuar në nenin 23 të këtij ligji.

Ky nen i ligjit aktual pritet të shfuqizohet nga Parlamenti.

Printo Dergo me e-mail




 

 

Horoskopi 2009

Numri i ri i Revista Psikologji

Arkiva e lajmeve
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28

Lajme te ndryshme
Pakti detar, zbardhet vendimi
 
Mustafaj: Kufiri, Qeveria tė marrė mandatin nga Topi
 
Tryeza e Topit, PD e PS larg dialogut
 
Meta: Rama flet pėr front para tryezės, sheh ėndrra me sy hapur
 
Legalizim me bono deri nė 70% tė vlerės
 
Bumēi: Rama do tė djegė mandatet
 
“Protestė nėse dėshton tryeza”
 
Malaj: Nė tryezė jo si nė duelet e mesjetės, ku fiton vetėm njėri
 
PD-PS, pėrplasje para tryezės
 
Dade: E kam dorėzuar makinėn, Kuvendi apel deputetėve tė PS
 
“Tė jesh anėtar i BE, duhet tė jeni shtet”
 
Shalsi: Nuk do lejojmė qė SHISH tė merret peng
 
Lohan inauguron gjykatėn: Dialog nė Kuvend pėr reformėn nė Drejtėsi
 
Svoboda: Tė gjendet kompromisi, PS tė kthehet nė Kuvend
 
Kushtetuesja u kthen makinat gjyqtarėve
 
Topi: Gati tryeza e bisedimeve pėr krizėn
 
Berisha pret Haradinajn, liderin e opozitės nė Kosovė
 
Meta: Vizat, plotėsuam kushtet nė 4-5 muaj
 
Kuvendi heq skafet, lejon skuterat
 
Zbatimi i “Antimafias”, Basha takon Ina Ramėn
 
Pėllumbi: Bojkoti i PS, protestė e organizuar ndaj manipulimeve
 
Pėllumbi: Blushi pa asnjė tezė, thjesht “Ik ti, tė vij unė!”
 
Majko: Hyrja nė Kuvend pas tryezės sė Topit
 
Pronat, Ēefa “raporton” te KE
 
“Fondi i Pronave”, kriteri i kompensimit me vendim tė posaēėm
 
Pollo: Regjistrimi i popullsisė, pėrjashtohen emigrantėt
 
LAJME SHKURT
 
Ambasadorėt me Berishėn e Ramėn
 
Laakso: Tė mbėshtetet presidenti, kriza mund tė acarohet
 
Kreu i Budestagut, Lammert: Bojkoti i papranueshėm nė demokraci
 
Imami: Ligj i ri pėr hapjen e dosjeve
 
Meidani: Regjistrimi me fe e etni na dėmton me fqinjėt
 
Tryeza e Topit pėrplas PD e PS
 
Strasburgu: Topi tė iniciojė tryezėn
 
Negociatat anulojnė tryezėn e opozitės
 
LSI: PS po i imponohet Presidentit
 
Pronat, vijnė tė dėrguarit e Strasburgut
 
“Fondi special i kompensimit jo bashkim me tė legalizimeve”
 
Dade: Lėvizja pėr Mendimin Ndryshe komandohet nga Berisha
 
Dosjet, PD sulm Kushtetueses
 
“Anti-diskriminimi”, Berisha kundėr ministrave
 
Berisha takon kreun e ri tė USAID-it
 
“PDU, kongresi brenda dhjetorit”
 
Rritet pėrdorimi i letrave me vlerė
 
Legalizimet, pagesė me bono edhe pėr shtesat e pallateve
 
Fondi pėr pronarėt, 21 milionė USD pėr 2010
 
Kompensimi i pronarėve, ligj i ri pėr pagesat me kėste
 
Vizat, Berisha: Jemi gati pėr kontrollin e Brukselit
 
Blerja e 5 helikopterėve, kontrata me procedurė tė shpejtuar nė Kuvend
 
“Opozita tė ketė plan B pėr krizėn”
 

Sondazhe

 



PANORAMA & PANORAMA SPORT
Gazeta Panorama - Versioni PDF Gazeta Panorama Sport - Versioni PDF
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA
Suplementi Panorama PLUS - Versioni PDF Suplementi une GRUAJA - Versioni PDF

Reklama



Gazeta Panorama Sport

 

 

© Gazeta Panorama Ndalohet kopjimi apo keqperdorimi i cdo materiali te marre nga Panorama Online
Faqja keshillohet te shihet me rezolucion 1024 x 768