| Tirane |

|
| Durres |
|
| Vlore |
|
| Shkoder |
|
| Korce |
|
|
|
|
Sherri me policėt,gjykata liron Ylli Kelmendin |
|
»
Vendosur: 26/05/2009 - 08:00
|
•
TIRANE – Gjykata e Tiranës liroi dje Ylli Kelmendin, i konsideruar si dëshmitar i vrasjes së Fatmir Ramës (Miri i Xhikes). Kelmendi ishte arrestuar 11 muaj më parë, ndërsa dje ka lënë dje qelinë e burgut. Gjyqtari Petrit Çomo ka pranuar kërkesën e Kelmendit për “shuarjen e masës së sigurisë”. Kërkesa ishte bërë pak ditë më parë nga Kelmendi, ndërsa pas dy seancave të shqyrtimit gjyqësor u vendos pranimi i saj. Kelmendi qëndronte në masën e sigurisë “arrest me burg” që prej 4 korrikut 2008 për akuzat e “kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. Ylli Kelmendi u prangos pasi ishte duke lëvizur në këmbë në rrugën “Xhorxh W. Bush” në Tiranë i armatosur me një pistoletë pa leje. Një patrullë policie ka tentuar t’i bëjë kontroll fizik por ai nuk ka pranuar. Më pas 45-vjeçari Kelmedi është konfrontuar edhe fizikisht me punonjësit e policisë duke u shkaktuar atyre plage të lehta. Ylli Kelmedi është gjithashtu dëshmitar okular në ekzekutimin mafioz të Fatmir Ramës, të njohur dhe si Miri i Xhikes, 7 vjet më parë në Lundër, periferi e Tiranës. ar.ba
|
|
|
|
|
|
|
PANORAMA & PANORAMA SPORT |
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA |
|
|