Ndryshimi i fundit: 09/02/2010 - 09:15 Kerko:
Beje si faqe kryesore Dergo e-mail
1
1
FILLIMI
Kategorite
   Politike
   Ekonomi
   Aktualitet
   Speciale
   Rrethe
   Opinion
   Shendetsi
   Sport
   Kulture
   Bota & Rajon
   Sociale
   Panorama PLUS
   Une Gruaja

Panorama Newsletter

Regjistrohu
C'regjistrohu


Sherbime

Te tjera

Lojra

Moti
Tirane

TIRANE

Durres
DURRES
Vlore
VLORE
Shkoder
SHKODER
Korce
KORCE


Chat
Albasoul
Fajtori
Albnetwork
Shėndetėsia, viktima e politikės dhe empirizmit
» Vendosur: 27/04/2009 - 12:29
• Petrit Vasili 

Që shëndetësia është sot një brengë madhore e të gjithë shoqërisë, ky është një konstatim i gjithëpranuar. Po kështu, është e vërtetë dhe e gjithëpranuar dëshira e të gjithë opinionit publik, që ajo të ndryshojë shpejt në mënyrë të dukshme dhe rrënjësisht. Sot secili nga ne ka të gjithë të drejtën demokratike dhe sociale të thotë mendimin e tij, si dhe të shprehë solidaritetin e tij me nevojën e madhe për ndryshim si dhe të lobojë me sa dhe si të mundë për një shëndetësi ndryshe. Dhe deri në këtë pikë nuk asgjë të keqe. E keqja e madhe fillon pikërisht në momentin delikat, kur konstatimet duhet të shndërrohen në zgjidhje dhe preokupacionet në sfida për t’u fituar. Kjo e keqe e pazgjidhshme ka një shkak madhor përveç të shumë e shumë të tjerëve, atë që empirizmi naiv, por edhe i qëllimshëm po bën festë dhe kjo festë fillon nga qeveria e vendit dhe deri tek opinionbërësit, të cilët lëshohen në vallen e shfrenuar të empirizmit, duke u ndjerë gjithnjë e më mirë në të, por duke harruar se thellojnë humnerën ku ka hyrë shëndetësia jonë kombëtare.
Po hajt të jemi akoma më konkretë! Sot të gjithë kanë filluar të flasin për themelet e sistemit shëndetësor, të një sistemi në krizë të thellë të funksionimit, por edhe të filozofisë së tij, por shumë prej tyre flasin njëlloj sikurse i sugjerojnë ndonjë aspirinë njëri-tjetrit pavarësisht se nuk janë mjekë dhe ku harrojnë se edhe kjo e fundit mund të të perforojë(çajë) stomakun pra edhe mund të të vrasë. Kështu sugjerimi empirik tashmë po dominon në jetën publike, por përgjithësisht them se nuk duhet vështruar negativisht, përkundrazi duhet vlerësuar si një demonstrim i shqetësimit të përhapur dhe të thellë të shoqërisë.
Problemi bëhet shumë më i rëndë kur këtë empirizëm e përvetëson edhe qeveria, kur ajo e kthen atë në një filozofi të saj dhe kur ajo fillon të sillet më keq se opinionisti më i keq dhe në këtë moment situata bëhet vërtet kritike.
Personalisht bëj pjesë pa asnjë mëdyshje tek ata që e sheh shumë pozitivisht çdo ndryshim për mirë që ndodh në shëndetësi dhe sigurisht që nuk do të ndryshoj së pari në këtë mënyrë gjërat edhe në ditët që do të vijnë. E kam përcjellë pozitivisht rikthimin e Ministrisë së Shëndetësisë në një lloj normaliteti më të pranueshëm, për sa i takon përfaqësimit të mjekëve në të, si një kusht i domosdoshëm për drejtimin e një sistemi shëndetësor, që është ende larg kërkesave në rritje për të dhe natyrshëm edhe ministrja Godo si një mjeke me përvojë veçse mirë mund t’i sillte sistemit.
Deri këtu dashamirësia sigurisht që nuk mund të mungonte dhe kjo ka qenë e plotë. Përtej dashamirësisë, dalja nga kjo  krizë e pashembullt do të kalonte patjetër në disa etapa:
Së pari: kriza e sistemit shëndetësor kërkon zgjidhje, kërkon  vullnet politik të gjerë dhe konsensuse të gjera, që për këtë sistem janë shumë të nevojshme dhe që janë shumë më të nevojshme se sa disa konsensuse të dëmshme, që Parlamenti ynë ka prodhuar dhe që kanë thelluar kaosin në vend, por dhe nuk kanë ndihmuar për zgjidhjen e asgjëje.
Së dyti: Kriza kërkon një paketë të qartë veprimesh antikrizë që normalizojnë minimalisht sistemin dhe më tej mund të flitet për masa më të thella, sepse të folurit për reformë në spitale ku mungon edhe solucioni fiziologjik etj., gjëra shumë të domosdoshme, por që njëkohësisht janë edhe minimale për një spital. Kjo do të thotë që empirizmi i ka vënë përfundi mendjet e qeta dhe po përpiqet që të veshë me frak një elefant.
Së treti: Kriza kërkon buxhete të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të dalë nga ajo dhe jo llogarira të vogla emipirike që zgjidhin ditën e që i prodhojnë zyrtarë të veckël fëminorë dhe pa identitet që nuk duan t’i prishin për asnjë arsye terezinë kryeministrit tonë mjek.
Së katërti: Kriza kërkon personalitete që njohin drejtimin e sistemit pra, që kanë të qartë se c‘duan të bëjnë dhe jo fillestarë empirikë që jetojnë aq sa për t’u shfaqur në pak sekonda përpara mediave, duke futur në siklet ato dhe shikuesit për të kuptuar se c‘janë këta anonimë, që flasin për gjëra kaq të mëdha. Shëndetësia ka një hall të madh, ka hallin e provës së përditshme të përballjes me të sëmurin dhe familjarët e tij pra, kriza e këtij sistemi është një krizë që ka hyrë në çdo familje.
Është paradoksale kriza e shëndetësisë me aftësitë e mjekëve shqiptarë, të cilët po demonstrojnë përditë se edhe me minimumin e mjeteve dhe barnave po bëjnë një punë të lavdërueshme. Por deri kur vetëmohimi dhe improvizimi do të zgjidhë gjërat.
Empirizmi që ka pllakosur sistemin shëndetësor shqiptar dhe mjaft sharlatanë shiten si të ditur duke harruar përgjegjësitë e rënda, që kanë mbi supe e ku papërgjegjshmëria e tyre do ta bëjë edhe më të thellë krizën e shëndetësisë shqiptare.
Mjaft qeveritarë, por edhe njerëz të caktuar në opozitë, profanë në këtë fushë, kanë marrë përsipër të bëjnë edhe propagandë për të ashtuquajturat vizione të tyre për sistemin shëndetësor dhe zgjidhjen e tij. Turp i madh që shoqëria, por edhe politika e ca më keq edhe media e pranon një status të tillë të të vetëquajturve kompetentë në gjithçka.
Shëndetësia e 2009 nuk pranon dot më empirizmin  kryeministror, i cili bubullon për reforma që nuk i bëri kurrë dhe që e fundosën sistemin shëndetësor dhe e bëjnë atë të përballet me 1000 mijë banalitete e mungesa të turpshme, duke e kthyer atë në një shëndetësi më të çorganizuar se mjekësia e vijës së parë të frontit.
Zdërhallja me premtime të çmendura për shëndetësinë duhet të marrë fund një herë e mirë dhe ka ardhur koha që empirikët e dëmshëm ngado që janë në politikë, por edhe në shoqërinë civile të mbyllin gojën dhe t‘ia lënë vendin profesionistëve, sepse qytetarët po mallkojnë çdo ditë kur përballen me spitale në ditë të hallit dhe me një shëndet që u rrezikohet gjithnjë e më shumë atyre.

Printo Dergo me e-mail




 

 

Horoskopi 2009

Numri i ri i Revista Psikologji

Arkiva e lajmeve
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28

Lajme te ndryshme
Pakti detar, zbardhet vendimi
 
Mustafaj: Kufiri, Qeveria tė marrė mandatin nga Topi
 
Tryeza e Topit, PD e PS larg dialogut
 
Meta: Rama flet pėr front para tryezės, sheh ėndrra me sy hapur
 
Legalizim me bono deri nė 70% tė vlerės
 
Bumēi: Rama do tė djegė mandatet
 
“Protestė nėse dėshton tryeza”
 
Malaj: Nė tryezė jo si nė duelet e mesjetės, ku fiton vetėm njėri
 
PD-PS, pėrplasje para tryezės
 
Dade: E kam dorėzuar makinėn, Kuvendi apel deputetėve tė PS
 
“Tė jesh anėtar i BE, duhet tė jeni shtet”
 
Shalsi: Nuk do lejojmė qė SHISH tė merret peng
 
Lohan inauguron gjykatėn: Dialog nė Kuvend pėr reformėn nė Drejtėsi
 
Svoboda: Tė gjendet kompromisi, PS tė kthehet nė Kuvend
 
Kushtetuesja u kthen makinat gjyqtarėve
 
Topi: Gati tryeza e bisedimeve pėr krizėn
 
Berisha pret Haradinajn, liderin e opozitės nė Kosovė
 
Meta: Vizat, plotėsuam kushtet nė 4-5 muaj
 
Kuvendi heq skafet, lejon skuterat
 
Zbatimi i “Antimafias”, Basha takon Ina Ramėn
 
Pėllumbi: Bojkoti i PS, protestė e organizuar ndaj manipulimeve
 
Pėllumbi: Blushi pa asnjė tezė, thjesht “Ik ti, tė vij unė!”
 
Majko: Hyrja nė Kuvend pas tryezės sė Topit
 
Pronat, Ēefa “raporton” te KE
 
“Fondi i Pronave”, kriteri i kompensimit me vendim tė posaēėm
 
Pollo: Regjistrimi i popullsisė, pėrjashtohen emigrantėt
 
LAJME SHKURT
 
Ambasadorėt me Berishėn e Ramėn
 
Laakso: Tė mbėshtetet presidenti, kriza mund tė acarohet
 
Kreu i Budestagut, Lammert: Bojkoti i papranueshėm nė demokraci
 
Imami: Ligj i ri pėr hapjen e dosjeve
 
Meidani: Regjistrimi me fe e etni na dėmton me fqinjėt
 
Tryeza e Topit pėrplas PD e PS
 
Strasburgu: Topi tė iniciojė tryezėn
 
Negociatat anulojnė tryezėn e opozitės
 
LSI: PS po i imponohet Presidentit
 
Pronat, vijnė tė dėrguarit e Strasburgut
 
“Fondi special i kompensimit jo bashkim me tė legalizimeve”
 
Dade: Lėvizja pėr Mendimin Ndryshe komandohet nga Berisha
 
Dosjet, PD sulm Kushtetueses
 
“Anti-diskriminimi”, Berisha kundėr ministrave
 
Berisha takon kreun e ri tė USAID-it
 
“PDU, kongresi brenda dhjetorit”
 
Rritet pėrdorimi i letrave me vlerė
 
Legalizimet, pagesė me bono edhe pėr shtesat e pallateve
 
Fondi pėr pronarėt, 21 milionė USD pėr 2010
 
Kompensimi i pronarėve, ligj i ri pėr pagesat me kėste
 
Vizat, Berisha: Jemi gati pėr kontrollin e Brukselit
 
Blerja e 5 helikopterėve, kontrata me procedurė tė shpejtuar nė Kuvend
 
“Opozita tė ketė plan B pėr krizėn”
 

Sondazhe

 



PANORAMA & PANORAMA SPORT
Gazeta Panorama - Versioni PDF Gazeta Panorama Sport - Versioni PDF
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA
Suplementi Panorama PLUS - Versioni PDF Suplementi une GRUAJA - Versioni PDF

Reklama



Gazeta Panorama Sport

 

 

© Gazeta Panorama Ndalohet kopjimi apo keqperdorimi i cdo materiali te marre nga Panorama Online
Faqja keshillohet te shihet me rezolucion 1024 x 768