Ndryshimi i fundit: 29/07/2010 - 09:32 Kerko:
Beje si faqe kryesore Dergo e-mail
1
1
FILLIMI
Kategorite
   Politike
   Ekonomi
   Aktualitet
   Speciale
   Rrethe
   Opinion
   Shendetsi
   Sport
   Kulture
   Bota & Rajon
   Sociale
   Panorama PLUS
   Une Gruaja

Panorama Newsletter

Regjistrohu
C'regjistrohu


Sherbime

Te tjera

Lojra

Moti
Tirane

TIRANE

Durres
DURRES
Vlore
VLORE
Shkoder
SHKODER
Korce
KORCE


Chat
Albasoul
Fajtori
Albnetwork
Alarmi, lagėshtira po shkatėrron 6400 libra
» Vendosur: 30/03/2009 - 10:28
•  

BERAT/ DILAVER XHELILI

Librat në bibliotekën e qytetit të Beratit po shkatërrohen pasi ndodhen në mes të lagështisë. Godina e ndërtuar rreth viteve ’70 nuk njeh asnjë ndërhyrje rehabilituese prej dekadash. Janë rreth 6400 libra që rrezikohen për shkak të ambientit aspak të përshtatshëm që është krijuar. Alarmin e bën publik edhe vetë drejtori i kësaj biblioteke, Arben Jaupi. Sipas tij, gjendja në ambientet e saj është tejet e rënduar për shkak të lagështirës. Kjo bibliotekë është e pasur me mjaft libra, duke përmendur këtu edhe letërsinë e shekujve të mëparshëm. Por tashmë kjo pasuri është drejt shkatërrimit. Kërkesa e vazhdueshme e vendorëve për fonde ka rënë në vesh të shurdhër. Askush nuk i është përgjigjur kësaj problematike, veçse vetë shkrimtarët të cilët janë munduar të pasurojnë dhe shtojnë në të sa më shumë tituj. Biblioteka që mban emrin “Vexhi Buharaja” është ndërtuar në vitin 1974. Godina e saj ndodhet në qendër të qytetit dhe ruan tiparet arkitekturore të kohës. Por sot, gjendja është alarmante. Thuajse të gjithë librat që ndodhen në të po dalin jashtë funksionit. Mësohet se kjo bibliotekë është e pasur me 5 mijë libra për të rritur dhe 1400 libra për fëmijë. Punonjësit e kësaj biblioteke shprehin keqardhje për situatën e krijuar. Sipas tyre, lagështira po bën kërdinë duke nxjerrë jashtë funksionit të gjitha këtë pasuri. Të gjitha dhomat janë të pushtuara nga lagështia që po shkatërron gjithçka. Burime nga bashkia bënë të ditur se prej 18 vjetësh, në këtë godinë nuk ka pasur asnjë fond për të rehabilituar ambientet. Drejtori i sapoemëruar i kësaj biblioteke, Arben Jaupi, pohoi problematikën. Sipas tij, lagështira ka depërtuar prej disa vitesh dhe se një pjesë e librave janë shkatërruar. Kjo gjendje është bërë prezente disa herë në ministrinë përkatëse por edhe në bashkinë e qytetit të Beratit. “Kërkesa e vazhdueshme për fonde, për të ruajtur këtë pasuri të madhe të letërsisë ka rënë në vesh të shurdhër. Ne e kemi ngritur disa herë këtë problematikë, por akoma nuk kemi realizuar të marrim fonde e të ndërhyjmë në mënyrë emergjente, për të shpëtuar nga shkatërrimi mijëra libra që ndodhen në bibliotekën tonë”, shprehen punonjës të saj. Biblioteka e Beratit u përfshi nga flakët tre vite më parë, ku u dogjën një numër i konsiderueshëm i librave. Por disa shkrimtarë kontribuan për të ndihmuar bibliotekën me rastin e ditës ndërkombëtare të librit. Sipas specialistëve, nëse biblioteka do të mbetet në këtë gjendje, do të shkatërrohen gjithë librat dhe pasuria e saj. Ndërsa ndërhyrja e mëpasme në godinë do të jetë shumë vonë.

Printo Dergo me e-mail




 

 



Revista Psikologji

Arkiva e lajmeve
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

Lajme te ndryshme
Pėr gjithė jetėn burrė e grua
 
Shumė pak ka ndryshuar prej 1996
 
Britania: Zgjidhni krizėn, po ju prish imazhin
 
Beēaj: Hapa konkretė pėr KGJK-nė
 
Kushtetuesja, PD sulmon Topin
 
Trajneri, hamall nė firmė ndėrtimi
 
Meta nė Shkup: Zbatoni “Marrėveshjen e Ohrit”
 
Vizat, Fule: Raporti i ekspertėve inkurajues
 
Tokat me qira, procedura e ankandit
 
Berisha: Buxheti i 2011-ės, gati mė 1 shtator
 
Reforma zgjedhore mbledh tė vegjlit
 
PS: Berisha tė mos heshtė pėr pasurinė e Priftit
 
Topalli merr nė Itali “Ēmimin e Mesdheut”
 
Rama drekon me Harasanin, u kthye nga SHBA para njė jave
 
“Kristo refuzoi kreun e Kushtetueses”
 
Uidhėrs takon Topin: Asgjė s’ju ndal tė ndėrtoni Shqipėrinė demokratike
 
Ruēi-Berishės: Je i rrėzuar,Kryeministri: Mė bėni mocion
 
“Qeveria, e vetmja qė s’e pranon krizėn”
 
Shkurtimet nė buxhet miratohen me 75 vota pro, opozita nuk voton
 
Berisha: Notat e deputetėve tė PS
 
Bochard: BE ka rekomanduar kompromis pėr ligjin e SHISH
 
Maxhoranca s’ka numrat, shtyhet SHISH
 
"Antimafia" dėrgohet nga Venecia
 
Si do shiten pronat e konfiskuara
 
“Prifti t'i pėrgjigjet akuzave”
 
PS: Imami nxorri nė shitje repartin qė e kėrkuam pėr shkollė
 
LSI: Kreu i SHISH me mandat, ligji tė negociohet
 
PD-PS, sot "beteja" pėr SHISH-in
 
Pollo: Votim elektronik nė disa komuna nė zgjedhjet e 2011
 
Vangjel Dule - “Na pėrfshini nė reformėn zgjedhore”
 
Topi nuk firmos ligjin "Pėr faljen"
 
Meta: Kreu i Shėrbimit me mandat, por amendimi i ligjit tė konsultohet
 
Balla: Kuvendi nuk publikon rendin e ditės
 
Pesha: Rama tė bėjė analizat e drogės
 
PS: Berisha, bashkėfajtor me Priftin
 
Gjykata Kushtetuese, Topi: Zėvendėsimet bėhen nė shtator
 
Kutitė, zgjidhja shtyhet nė shtator
 
Meta: Nuk do ta votojmė ligjin pėr SHISH
 
Rama: SHISH cenon interesat e SHBA
 
Oketa, Demi e Sterkaj:Pse s'e votojmė ligjin
 
Mediu: Tė merret parasysh mendimi i NATO-s pėr SHISH
 
Uidhėrs, kundėr ligjit tė SHISH-it: Tė mos miratohet
 
Dritėroi: Tė hapen materialet nė Berat, Tiranė e Shkodėr
 
Ministria e Mbrojtjes: PS gėnjen
 
Shalsi: Imami po privatizon Fushėn e Aviacionit
 
Testi i rrezikut, nga 91 banka tė BE, dėshtojnė vetėm shtatė
 
Kriza, Qeveria bllokon tenderėt
 
PS dhe LSI bllokojnė ligjin e SHISH-it
 
Rama: Berisha tė tėrheqė ligjin e SHISH, nuk duam luftė me SHBA
 
SHISH, kundėr tre deputetė tė PD
 

Sondazhe

 



PANORAMA & PANORAMA SPORT
Gazeta Panorama - Versioni PDF Gazeta Panorama Sport - Versioni PDF
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA
Suplementi Panorama PLUS - Versioni PDF Suplementi une GRUAJA - Versioni PDF

Reklama


Gazeta Panorama Sport

 

 

© Gazeta Panorama Ndalohet kopjimi apo keqperdorimi i cdo materiali te marre nga Panorama Online
Faqja keshillohet te shihet me rezolucion 1024 x 768