Ndryshimi i fundit: 29/07/2010 - 09:32 Kerko:
Beje si faqe kryesore Dergo e-mail
1
1
FILLIMI
Kategorite
   Politike
   Ekonomi
   Aktualitet
   Speciale
   Rrethe
   Opinion
   Shendetsi
   Sport
   Kulture
   Bota & Rajon
   Sociale
   Panorama PLUS
   Une Gruaja

Panorama Newsletter

Regjistrohu
C'regjistrohu


Sherbime

Te tjera

Lojra

Moti
Tirane

TIRANE

Durres
DURRES
Vlore
VLORE
Shkoder
SHKODER
Korce
KORCE


Chat
Albasoul
Fajtori
Albnetwork
Zgjedhja e vėshtirė: kapitalizėm apo demokraci?
» Vendosur: 24/11/2008 - 09:51
• ADRIAN CIVICI 

Pse vuajmë dhe përpiqemi  kaq shumë të çorientuar në gjetjen e prioriteteve dhe ekuilibrave ndërmjet konsolidimit të demokracisë dhe efektivitetit të ekonomisë së tregut? Në kulmin e debateve dhe shqetësimeve mbarëbotërore për krizën ekonomiko-financiare dhe pasojat e saj, në Shqipëri harxhojmë pothuajse tërësisht energjitë politike e sociale për ligjin zgjedhor, ruajtjen e votës, legjitimitetin e përfaqësimit, etj. Në kulmin e nevojës për të konsoliduar demokracinë shumë shpesh “humbasim” në problematika specifike biznesi, qofshin këto modeste dhe të parëndësishme për fatet e ekonomisë kombëtare në momentin e dhënë. Duket sikur jemi të pa fokusuar dhe të çekuilibruar përballë sfidave të zhvillimit ekonomiko-social dhe raporteve të saj me funksionimin e një demokracie reale. Në fillimet e procesit të tranzicionit “nga plani drejt tregut të lirë”, në Shqipëri ashtu si në gjithë vendet e Evropës Qendrore e Lindore shqetësimi dhe dyshimi më i madh qëndronte në dilemën se “kush do të përvetësohej më shpejt: demokracia apo ekonomia e tregut dhe kapitalizmi?”... Se cili “do ecte më shpejt duke tërhequr mbas vetes tjetrën?”. Përgjigjja që mund të jepet mbas 17 vitesh tranzicioni është se “në Shqipëri dhe përgjithësisht të gjithë popujt e këtij grupi vendesh e dëshirojnë dhe janë shumë më të kënaqur nga tregu i lirë sesa nga demokracia”. Dhe kjo jo thjesht për “faj” të njërit apo tjetrit, por thjesht për mungesë kuptimi dhe vlerësimi të simbiozës së domosdoshme, që duhet të ekzistojë ndërmjet tyre. Disa vende i kanë “urtësuar dhe miqësuar” shpejt këta binjakë grindavecë, ndërsa disa të tjera, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, duket se akoma nuk po e ekuilibrojnë dot bashkëjetesën e tyre.
Analistët dhe studiuesit e sotëm janë vazhdimisht të tentuar ta rishkruajnë historinë e tranzicionit postkomunist si një “lojë ekuilibri ndërmjet demokracisë dhe kapitalizmit”. Por 18-20 vite më parë, ishin të shumtë ata që i trembeshin një skenari katastrofik. Megjithëse shumica ishte e bindur se demokracia dhe kapitalizmi ishin partnerë më se natyralë dhe se tregu i lirë dhe konkurrenca zhvilloheshin paralelisht në ndihmë të njëra-tjetrës, përsëri kishte mjaft zëra dyshues, që i trembeshin faktit se “reformat politike dhe ato ekonomike mund të bllokonin ose të pengonin njëra-tjetrën”. Pyetja më shqetësuese e fillimit të tranzicionit ishte se “si mund t’i jepej njerëzve, d.m.th., politikës dhe zgjedhësve, fuqia që të ndërmerrnin apo aprovonin “në rrugë demokratike” politika e reforma, që para së gjithash çonin në rritjen e çmimeve, shtimin e papunësisë, thellimin e diferencave sociale, etj.?”.
E tillë ishte fillimisht dilema e tranzicionit postkomunist në Shqipëri dhe kudo në Ballkan dhe Evropën Qendrore e Lindore. Çfarë do ndodhte? Sipas sociologut gjerman Claus Offe, “ekonomia e tregut nuk mund të zhvillohej në një kontekst jodemokratik”, ndërkohë që edhe politologu i njohur polak, J.Staniskis nënvizonte se “sa më të dobëta të jenë themelet e ekonomisë  dhe të shoqërisë civile në një vend, mobilizimi i popullsisë në mbështetje të politikës së zhvillimit dhe liderit mund të bëhet vetëm mbi akse nacionaliste ose populiste”. Pra, të gjitha shanset duket se ishin që Evropa Qendrore, Lindore dhe ajo Juglindore ishin të destinuara të zgjidhnin ndërmjet “socializimit të tregut” (fillimisht i përmendur dhe glorifikuar aq shumë nga regjimet komuniste në këto vende, të cilat tentonin të bënin reforma, por pa prekur thelbin e sistemit) dhe kapitalizmit autoritar që shpesh identifikohej me “kapitalizmin e egër”. Ishte kultura, traditat, cilësia e politikës dhe liderëve të saj, aftësia e shoqërisë civile për të qenë faktor dhe ekspertiza e cilësia e akademikëve të një vendi ato që përcaktuan ecurinë e raporteve ndërmjet ekonomisë së tregut dhe demokracisë në çdo vend. Nga ky këndvështrim, mund të konkludojmë pa hezitim se Shqipëria nuk u shqua për ndonjë inteligjencë kolektive, si në ekuilibrimin e këtyre tendencave ashtu dhe vënien e tyre në shërbim të njëra-tjetrës drejt progresit të qëndrueshëm. Në shumë raste e vite të këtyre 17 viteve të tranzicionit tonë të gjatë, deficitet demokratike dhe arrogancat politike i kanë shkaktuar jo pak dëm ekonomisë së vendit, ndërkohë që edhe brishtësia dhe dobësitë e ekonomisë sonë e kanë kushtëzuar jo pak herë politikën dhe demokracinë në ulje-ngritje të dëmshme.
Rezultatet katastrofike të trashëgimisë komuniste u bënë shpejt aleatët natyralë të reformatorëve postkomunistë në gjithë shoqëritë e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Njerëzit u treguan të durueshëm dhe pranuan aplikimin e reformave të dhimbshme për shpresat dhe ëndrrën e tyre të mirëqenies dhe lirisë, sepse kishin padurim për t’u shkëputur përfundimisht nga sistemi i mëparshëm. Vitet 1990-2000 ishin një epokë surrealiste në thelbin dhe përmbajtjen e tyre. Krerët e sindikatave në gjithë këto vende, siç e kemi parë rëndom edhe në Shqipëri, u bënë “ortakë” dhe përkrahën pa rezerva kryeministra e qeveri, që shkurtonin vendet e punës dhe kufizonin mbrojtjen sociale të punëtorëve, ashtu si shumë Parti Socialiste apo të tjera ish-komuniste afishuan si pikë të parë të programit të tyre “privatizimin e ekonomisë”. “Humbësit e tranzicionit” që përfaqësonin shumë kategori sociale e moshore nuk ishin në gjendje të reagonin ndaj ndryshimit drastik të statusit të tyre ekonomiko-social që e pësuan menjëherë, të paktën për një brez prej tyre. Çdo kritikë ndaj tregut të lirë dhe kapitalizmit i atribuohej nostalgjisë komuniste. Si elitat antikomuniste, për shkak të ideologjisë së tyre, ashtu dhe elitat ish-komuniste, për shkak të interesave të tyre, ishin tërësisht në favor të ndryshimeve ekonomike.
Aspiratat politike dhe popullore për një “rikthim drejt Evropës” si vend anëtar i saj, të përforcuara nga joshja që ushtronin BE, NATO dhe përgjithësisht integrimi euroatlantik krijoi një klimë shumë të favorshme që shoqëritë postkomuniste të kishin durimin për të pritur dhe të ekuilibronin si duhet nevojat dhe reformat për demokraci me ato për zhvillim ekonomik, duke e konsideruar këtë si kusht të domosdoshëm për integrimin dhe zhvillimin e tyre. Shpejtësia dhe cilësia e ecjes përpara në këtë rrugë natyrisht që rezultoi e ndryshme nga njëri vend në tjetrin dhe po t’i referohemi rastit të Shqipërisë, mund ta shikojmë veten në vagonët e fundit ose në ata me shpejtësi të reduktuar, kur është fjala për të arritur në stacionin e fundit. Por një gjë konsiderohet e barabartë dhe e aplikuar për të gjithë: fundi i tunelit të integrimit euroatlantik u bë shtytësja e fuqishme e reformave ekonomike dhe njëkohësisht pengesa më e madhe ndaj “etheve të çekuilibruara politike e populiste”. 
Por, zhvillimet e viteve të fundit në shumë nga vendet ish-komuniste, që vlerësohen si të suksesshme në realizimin e tranzicionit të tyre nga “plani te tregu”, nga “partia unike në parlamentarizëm multipartiak”, ka bërë që shumë politologë të kërkojnë, që ta rivlerësojnë raportin ndërmjet demokracisë dhe kapitalizmit. Ajo që po kërkohet të studiohet dhe t’i jepet një përgjigje sa më shkencore është fakti se “demokracia dhe kapitalizmi nuk duhen konsideruar më si “dy fëmijë që duhet të kenë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin...që duhet ta ndihmojnë dhe të mos i bëhen pengesë njëri-tjetrit në procesin e rritjes”, por ato duhen konsideruar si “binjakë identikë” që bëjnë çdo gjë në union dhe pa dallime nga njëri-tjetri. Tensionet dhe mospërputhjet ndërmjet demokracisë dhe kapitalizmit nuk duhet në asnjë mënyrë të injorohen. Rastet e Rusisë, Kinës, Venezuelës, Bjellorusisë, Iranit, etj., e tregojnë qartë vëmendjen dhe kujdesin absolut, që duhet treguar për të arritur, që të përfitohet nga tendenca natyrore e kapitalizmit që të zhvillojë demokracinë dhe ajo e demokracisë, që mbështet zhvillimin e kapitalizmit. Vetëm një hap e ndan këtë skenar të dëshiruar nga devijime të pakëndshme, që mund të prodhojnë regjime autoritare apo provokojnë kolapse ekonomike me kosto shumë të lartë.
Eksperienca e deritashme e Evropës Qendrore, Lindore dhe asaj Juglindore përfshirë këtu edhe atë Shqiptare, duhet vlerësuar me kujdes. Vetëm 2-3 vjet mbas një anëtarësimi masiv të shumë vendeve të këtyre rajoneve në BE dhe prag-anëtarësimi të disa të tjerave, vihet re një rritje e dozave të populizmit dhe autokracisë në gjithë spektrin e funksionimit demokratik të tyre. Sipas një sondazhi të “Voice of the People”, ndryshe nga parashikimet e disa viteve më parë, vendet në tranzicion ose të sapo dalë prej tij, janë vendet ku njerëzit rezultojnë nga më skeptikët në lidhje me meritat e demokracisë. Publiku nuk ka besimin e duhur tek klasa politike dhe partitë politike. E ushqyer dhe nga një luftë politike në mjaft raste krejt e pa principtë ndërmjet liderëve dhe partive politike, klasa politike në këto vende konsiderohet si “e korruptuar dhe tërësisht egoiste për të mbrojtur privilegjet dhe interesat e saj të ngushta”. Fundi i tranzicionit nuk u kurorëzua me një zhvillim të përgjithshëm e të ekuilibruar ekonomiko-social, por me një diferencim të madh social e territorial. Një tjetër tendencë dhe impresion i identifikuar është dhe fakti se te shumë vende në tranzicion “kufizimet dhe rregullat e imponuara nga institucione ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore apo BE-ja” për të përfituar kredi prej tyre apo garantuar integrimin evropian kanë qenë esenciale për të garantuar suksesin e reformave, por në të njëjtën kohë kanë zhvilluar ndjenjën dhe idenë e “një demokracie të paracaktuar e pa shumë zgjedhje”.
Shumë vite më parë, në fillimet e tranzicionit, teoricienët dhe analistët e tij kishin frikë se “demokracitë e reja nuk do ta shijonin shpejt shijen e tregut të lirë dhe kapitalizmit”, por ajo që konstatohet rëndom sot, është konkluzioni se të gjitha këto vende “kanë më shumë besim te forcat e tregut se sa te kutitë e votimit dhe klasa politike për të arritur mirëqenien dhe zhvillimin e tyre”. Zhvillimi real i demokracisë dhe ecja e përbashkët e saj me zhvillimin e kapitalizmit janë zgjedhja më e mirë drejt suksesit, janë rruga më e mirë për afrimin e politikës me shoqërinë dhe ndikimin e saj në zhvillimin ekonomik. Eksperti D.Kaufmann, Drejtor i programit të Mirëqeverisjes pranë Bankës Botërore konfirmon se shumë studime të bëra në vende të ndryshme të botës kanë treguar se “që kapitalizmi të zhvillohet, ai ka nevojë për një themel të qëndrueshëm demokratik....sepse zhvillimi i cunguar i tij bëhet faktor themelor, që nuk lejon as vetë demokracinë të zhvillohet.... ashtu siç është plotësisht e vërtetuar se deficitet dhe kaosi në ushtrimin e demokracisë bëhen pengesë serioze në ndërtimin dhe aplikimin e një kapitalizmi koherent”. Çdo devijim apo këndvështrim i njëanshëm i këtij çifti “binjakësh identikë” është po aq i dëmshëm sa edhe vetë mungesa totale e njërit prej tyre. Edhe Fareed Zaccaria, redaktori i prestigjiozes “Newsweek International”, në librin e tij “E ardhmja e lirisë”, përkthyer së fundi dhe në shqip, e demonstron shumë qartë lidhjen e ngushtë korrelative ndërmjet nivelit të lirisë e demokracisë dhe zhvillimit të ekonomisë.   

Printo Dergo me e-mail




 

 



Revista Psikologji

Arkiva e lajmeve
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

Lajme te ndryshme
Pėr gjithė jetėn burrė e grua
 
Shumė pak ka ndryshuar prej 1996
 
Britania: Zgjidhni krizėn, po ju prish imazhin
 
Beēaj: Hapa konkretė pėr KGJK-nė
 
Kushtetuesja, PD sulmon Topin
 
Trajneri, hamall nė firmė ndėrtimi
 
Meta nė Shkup: Zbatoni “Marrėveshjen e Ohrit”
 
Vizat, Fule: Raporti i ekspertėve inkurajues
 
Tokat me qira, procedura e ankandit
 
Berisha: Buxheti i 2011-ės, gati mė 1 shtator
 
Reforma zgjedhore mbledh tė vegjlit
 
PS: Berisha tė mos heshtė pėr pasurinė e Priftit
 
Topalli merr nė Itali “Ēmimin e Mesdheut”
 
Rama drekon me Harasanin, u kthye nga SHBA para njė jave
 
“Kristo refuzoi kreun e Kushtetueses”
 
Uidhėrs takon Topin: Asgjė s’ju ndal tė ndėrtoni Shqipėrinė demokratike
 
Ruēi-Berishės: Je i rrėzuar,Kryeministri: Mė bėni mocion
 
“Qeveria, e vetmja qė s’e pranon krizėn”
 
Shkurtimet nė buxhet miratohen me 75 vota pro, opozita nuk voton
 
Berisha: Notat e deputetėve tė PS
 
Bochard: BE ka rekomanduar kompromis pėr ligjin e SHISH
 
Maxhoranca s’ka numrat, shtyhet SHISH
 
"Antimafia" dėrgohet nga Venecia
 
Si do shiten pronat e konfiskuara
 
“Prifti t'i pėrgjigjet akuzave”
 
PS: Imami nxorri nė shitje repartin qė e kėrkuam pėr shkollė
 
LSI: Kreu i SHISH me mandat, ligji tė negociohet
 
PD-PS, sot "beteja" pėr SHISH-in
 
Pollo: Votim elektronik nė disa komuna nė zgjedhjet e 2011
 
Vangjel Dule - “Na pėrfshini nė reformėn zgjedhore”
 
Topi nuk firmos ligjin "Pėr faljen"
 
Meta: Kreu i Shėrbimit me mandat, por amendimi i ligjit tė konsultohet
 
Balla: Kuvendi nuk publikon rendin e ditės
 
Pesha: Rama tė bėjė analizat e drogės
 
PS: Berisha, bashkėfajtor me Priftin
 
Gjykata Kushtetuese, Topi: Zėvendėsimet bėhen nė shtator
 
Kutitė, zgjidhja shtyhet nė shtator
 
Meta: Nuk do ta votojmė ligjin pėr SHISH
 
Rama: SHISH cenon interesat e SHBA
 
Oketa, Demi e Sterkaj:Pse s'e votojmė ligjin
 
Mediu: Tė merret parasysh mendimi i NATO-s pėr SHISH
 
Uidhėrs, kundėr ligjit tė SHISH-it: Tė mos miratohet
 
Dritėroi: Tė hapen materialet nė Berat, Tiranė e Shkodėr
 
Ministria e Mbrojtjes: PS gėnjen
 
Shalsi: Imami po privatizon Fushėn e Aviacionit
 
Testi i rrezikut, nga 91 banka tė BE, dėshtojnė vetėm shtatė
 
Kriza, Qeveria bllokon tenderėt
 
PS dhe LSI bllokojnė ligjin e SHISH-it
 
Rama: Berisha tė tėrheqė ligjin e SHISH, nuk duam luftė me SHBA
 
SHISH, kundėr tre deputetė tė PD
 

Sondazhe

 



PANORAMA & PANORAMA SPORT
Gazeta Panorama - Versioni PDF Gazeta Panorama Sport - Versioni PDF
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA
Suplementi Panorama PLUS - Versioni PDF Suplementi une GRUAJA - Versioni PDF

Reklama


Gazeta Panorama Sport

 

 

© Gazeta Panorama Ndalohet kopjimi apo keqperdorimi i cdo materiali te marre nga Panorama Online
Faqja keshillohet te shihet me rezolucion 1024 x 768