| Tirane |

|
| Durres |
|
| Vlore |
|
| Shkoder |
|
| Korce |
|
|
|
|
Trafik heroine, 5 arreste nė Shijak |
|
»
Vendosur: 11/09/2008 - 09:06
|
•
FATOS MAHMUTAJ
Pesë persona, të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh, kanë rënë në prangat e policisë mbrëmë në Shijak. Ka qenë një operacion i organizuar nga Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kishte lëshuar urdhër-arrestet për pesë të prangosurit. Burimet zyrtare thanë se u arrestuan: Hekuran Hoxha, 38 vjeç nga Shijaku, i cili njihet me pseudonimin "Roni"; vëllai i tij Fatbardh Hoxha, 37 vjeç; Alket Hatija, 35 vjeç, me origjinë nga Berati dhe banues në Shijak; Saimir Gjepali, 34 vjeç, po nga qyteti i Shijakut, si dhe Mentor Shehu nga fshati Pobrat i Beratit, i cili njihej me pseudonimin "Toku". Gjithashtu nën masë sigurimi për këtë çështje është edhe Lutfi Shabani, i njohur si "Ben Çami", biznesmeni durrsak i dënuar më parë për të njëjtën vepër, ndërsa u kap në flagrancë në muajin korrik në Golem teksa po transportonte 15 kilogramë heroinë me mjetin e tij. Ky person ndodhet në qeli për llogari të Krimeve të Rënda, ndërsa Prokuroria ka nisur edhe këtë procedim të dytë penal. Akuzat Burimet zyrtare pohuan se pesë të akuzuarit kanë konsumuar veprat penale të "trafikut ndërkombëtar të narkotikëve" dhe "pjesëmarrjes apo drejtimit e financimit të organizatave kriminale, qëllimi i të cilave ishte trafiku ndërkombëtar i narkotikëve". Nën këto akuza, këta rrezikojnë maksimalisht 15 vjet burg. Hetimet ndaj të arrestuarve janë kryer nga autoritetet e antimafies italiane, të cilët kanë përgjuar të akuzuarit në bazë të dyshimeve se merreshin me aktivitet të paligjshëm kriminal. Veprimet procedurale ndaj tyre janë kryer gjatë viteve 2003-2004. Gjatë kësaj kohe, në bazë të informacioneve të siguruara nëpërmjet përgjimeve dhe rrugëve të tjera operative, policia italiane ka kapur dhe sekuestruar në brigjet Apenine rreth 450 kilogramë heroinë, origjina e të cilës ishte nga Shqipëria. Dosja e përgatitur nga italianët ka mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë në fushën penale, ku është përkthyer dhe më pas për kompetencë Prokuroria e Përgjithshme ia ka dërguar asaj të Krimeve të Rënda. Ndërkohë autoritetet italiane të antimafies pohojnë se gjatë kësaj kohe janë arrestuar në Itali shumë bashkëpunëtorë të tyre, kryesisht korrierë e shpërndarës narkotikësh, të cilët punonin për llogari të vëllezërve Hoxha, Hatisë, Gjepalajt, Shehut dhe Shabanit. Antimafia Autoritetet italiane të antimafies pohojnë gjithashtu se materialet hetimore për këta persona, që tashmë ndodhen në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, janë dërguar nga Prokuroria e Milanos, Itali. Krimet e Rënda pohuan dje se në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Luftës Kundër Krimit të Organizuar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vazhdon hetimi me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të këtyre shtetasve, bazuar në ligjin për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar. Paraprakisht ka rezultuar se disa prej të akuzuarve gjatë kësaj kohe janë përpjekur të pastrojnë paratë e fituara në mënyrë të paligjshme nga aktiviteti kriminal, duke i investuar në biznese të ndryshme.
Operacioni antidrogë
Të arrestuar Hekuran Hoxha, i thirrur "Roni", 38 vjeç nga Shijaku. Fatbardh Hoxha, vëllai i Hekuranit, 37 vjeç. Alket Hatija, 35 vjeç, lindur në Berat e banues në Shijak. Saimir Gjepali, 34 vjeç nga Shijaku. Mentor Shehu, i thirrur "Toku", 35 vjeç nga Pobrati, Berat.
Ndodhej në burg Lutfi Shabani, i thirrur "Ben Çami", 37 vjeç, nga Durrësi
Veprat penale Në vitet 2003 - '04 u janë kapur disa ngarkese droge në brigjet italiane. Në total 450 kg heroinë si dhe kanë rënë në pranga korrierët.
|
|
|
|
|
|
|
PANORAMA & PANORAMA SPORT |
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA |
|
|