Ndryshimi i fundit: 09/02/2010 - 09:15 Kerko:
Beje si faqe kryesore Dergo e-mail
1
1
FILLIMI
Kategorite
   Politike
   Ekonomi
   Aktualitet
   Speciale
   Rrethe
   Opinion
   Shendetsi
   Sport
   Kulture
   Bota & Rajon
   Sociale
   Panorama PLUS
   Une Gruaja

Panorama Newsletter

Regjistrohu
C'regjistrohu


Sherbime

Te tjera

Lojra

Moti
Tirane

TIRANE

Durres
DURRES
Vlore
VLORE
Shkoder
SHKODER
Korce
KORCE


Chat
Albasoul
Fajtori
Albnetwork
Moisiu dekoron 15 personalitete
» Vendosur: 14/07/2007 - 12:01
• Nė fund tė mandatit tė tij presidenti Alfred Moisiu ka dhėnė vlerėsime pėr 15 personalitete tė ndryshme nė fushat e ndryshme politike, kulturore, diplomacisė, sportit dhe publicistikės. 

Edhe pse duhen dhe dy javë që të përfundojë zyrtarisht këtë mandat presidencial, Moisiu nuk ka ngurruar që të realizojë mirënjohjen e tij ndaj personaliteteve të fushave të ndryshme. Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur dje se kreu i shtetit Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, dekoroi personalitete të njohura dhe me kontribute të veçanta në fushën e politikës, drejtësisë, diplomacisë, artit, kulturës, sportit dhe publicistikës. Me urdhrin "Nderi i Kombit" Presidenti nderoi shkrimtarin e madh Jakov Xoxe (pas vdekjes). Me urdhrin "Nënë Tereza", presidenti Moisiu çmoi lart punën dhe veprimtarinë e shquar të ish-kryetarit të Parlamentit Pjetër Arbnori (pas vdekjes). Në shenjë vlerësimi dhe respekti të veçantë presidenti nderoi me urdhrin "Mjeshtër i Madh" Aleko Prodanin (pas vdekjes), Fitnete Rexha (pas vdekjes), Vitore Sollaku, Liljana Cingu, Bujar Bujari dhe Agim Krajka. Urdhrin "Naim Frashëri i Artë", kryetari i shtetit ia dorëzoi dirigjentit të mirënjohur, Ermir Krantja, si dhe kompozitorit Flamur Shehu. Ndërsa me "Medaljen për Merita të Veçanta Civile", presidenti Moisiu dekoroi Teodor Kekon (pas vdekjes), Todi Lubonjën (pas vdekjes), Kristaq Ngjelën dhe Fadil Paçramin. Gjatë ceremonisë së djeshme presidenti i dorëzoi "Medaljen e Mirënjohjes", Sokol Gjokës. Vendimi për dhënien e këtyre dekorime është marrë muaj më parë, por dje presidenti zhvilloi një ceremoni solemne për shpërndarjen e 15 dekoratave për personalitetet e ndryshme nga fushat e jetës shoqërore.
Në emër të personaliteteve të dekoruara nga presidenti Moisiu përshëndeti mjeshtri i muzikës, Agim Krajka, i cili, përmes emocionesh të veçanta, shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë e veçantë për nderimin e lartë që kryetari i shtetit i bëri këtyre njerëzve që kanë punuar me shpirt e përkushtim gjatë gjithë veprimtarisë së tyre. "Të gjithë ne jemi produkt i një populli jashtëzakonisht të talentuar, i cili, megjithë tallazet që ka kaluar, ka nxjerrë gjigandë në të gjitha fushat, letërsi, pikturë, muzikë etj. Duhet të jemi krenarë që edhe sot rikujtohet se ky popull nuk i harron produktet e tij dhe unë personalisht, ashtu si dhe të gjithë të dekoruarit këtu, i jemi tmerrësisht mirënjohës popullit shqiptar, që veprat tona, qoftë këtu, qoftë jashtë vendit, nuk ia kanë ulur kokën këtij populli kurrë", u shpreh Krajka, në përfundim të ceremonisë. E ëma e publicistit dhe shkrimtarit të njohur Tedor Keko ka sqaruar për "Panorama" se ka qenë një grup i njohur politikanësh që i kanë kërkuar presidentit të dekorojnë djalin e tij. Në fakt kanë qenë politikanët Ilir Meta, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj, Bamir Topi, Genc Ruli, Leonard Solis, Kastriot Islami, Arben Malaj, Neritan Ceka, Skënder Gjinushi, Paskal Milo ata që i kanë propozuar presidentit nderimin që i duhej bërë Teodorit. "Ka shumë njerëz që më takojnë dhe më tregojnë shumë për të, kjo ma bën më të lehtë dhimbjen, ndonëse ka pesë vjet që më mungon. Sot jam shumë e nderuar, ndonëse emocionet i ndjej sikur të dekorohesha vetë", u shpreh Xhanfize Keko.


Fadil Paçrami
Anëtar i KQ të PPSH-së, ministër Kulture, sekretar i partisë për Tiranën për Çështje Ideologjike, kandidat byroje. Në Plenumin e IV të 1973 u përjashtua nga partia për qëndrime liberale. Ka qenë shkrimtar, dramaturg. U lirua nga burgu pas vitit 1990.

Todi Lubonja
Ka qenë drejtor
i RTVSH-së, kryeredaktor i "Zëri i Popullit". Për shumë vite ka qenë sekretari i Parë i Rinisë së PPSH-së. U përjashtua nga partia dhe Plenumi i IV i PPSH-së për qëndrime liberale. U dënua me burgim dhe u lirua pas vitit 1990.


Teodor Keko
Me "Medaljen për Merita të Veçanta Civile", presidenti Moisiu dekoroi Teodor Kekon pas vdekjes. Njeri, poet, shkrimtar, publicist, politikan, për Teodor Kekon vdekja ishte sfida më e madhe. Medalja iu dorëzua së ëmës, Xhanfize Keko. 

Pjetër Arbnori
Me urdhrin "Nënë Tereza", për punën dhe veprimtarinë e shquar është një tjetër urdhër që presidenti Moisiu çmoi lart punën dhe veprimtarinë e shquar të politikanit Pjetër Arbnori, pas vdekjes. Çmimi i është dorëzuar së shoqes, Suzanës. 

Sokol Gjoka
"Medaljen e Mirënjohjes" iu dha me motivacionin: "Për përkushtimin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë në kryerjen e detyrës së ambasadorit të republikës së Shqipërisë në Poloni". Më përpara Gjoka ka punuar si gazetar dhe pranë MPJ-së.

Fitnete Rexha
Fitnete Rexha, artistja që pastroi këngën e Shqipërisë së Mesme nga influencat e muzikës orientale është dekoruar pas vdekjes nga presidenti Moisiu më urdhrin "Mjeshtër i madh". Fitnete Rexha njihet si bilbili i këngës popullore.


Aleko Prodani
"Mjeshtër i madh" edhe për Aleko Prodanin, mjeshtrin e skenës dhe humorit, aktorin e ndarë nga jeta rreth një vit më parë. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i akordoi dje urdhrin në shenjë vlerësimi dhe respekti të shoqes së aktorit.

Liljana Cingu
Valltarja e njohur që i dha jetë Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu, është nderuar dje nga presidenti shqiptar me urdhrin "Mjeshtër i madh" për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare.

Agim Krajka
Mjeshtri i muzikës, kompozitori i njohur Agim Krajka në radhën e artistëve është nderuar dje
me urdhrin "Mjeshtër i madh" nga Presidenti i Republikës, Alfred Mosiu, për kontributin e shquar në fushën e muzikës. 

Ermir Krantja
Urdhrin
"Naim Frashëri i Artë", kryetari i shtetit ia dorëzoi po dje dirigjentit të mirënjohur, Ermir Krantja, i cili njihet për kontributin e tij të shkëlqyer si dirigjent në disa vepra e koncerte kombëtare e ndërkombëtare.

Kristaq Ngjela
"Medalja për Merita të Veçanta Civile" iu dha Kristaq Ngjelës me motivacionin: "Për kontributin e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe në veçanti për drejtimin me profesionalizëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë".


Flamur Shehu
Kompozitori i njohur Flamur Shehu, është nderuar dje me urdhrin "Naim Frshëri i Artë" nga presidenti Alfred Moisiu. Shehu njihet për pjesëmarrjen e tij të madhe në festivalet e ndryshme shqiptare me këngë të cilat janë vlerësuar me çmime. 

Printo Dergo me e-mail




 

 

Horoskopi 2009

Numri i ri i Revista Psikologji

Arkiva e lajmeve
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28

Lajme te ndryshme
Pakti detar, zbardhet vendimi
 
Mustafaj: Kufiri, Qeveria tė marrė mandatin nga Topi
 
Tryeza e Topit, PD e PS larg dialogut
 
Meta: Rama flet pėr front para tryezės, sheh ėndrra me sy hapur
 
Legalizim me bono deri nė 70% tė vlerės
 
Bumēi: Rama do tė djegė mandatet
 
“Protestė nėse dėshton tryeza”
 
Malaj: Nė tryezė jo si nė duelet e mesjetės, ku fiton vetėm njėri
 
PD-PS, pėrplasje para tryezės
 
Dade: E kam dorėzuar makinėn, Kuvendi apel deputetėve tė PS
 
“Tė jesh anėtar i BE, duhet tė jeni shtet”
 
Shalsi: Nuk do lejojmė qė SHISH tė merret peng
 
Lohan inauguron gjykatėn: Dialog nė Kuvend pėr reformėn nė Drejtėsi
 
Svoboda: Tė gjendet kompromisi, PS tė kthehet nė Kuvend
 
Kushtetuesja u kthen makinat gjyqtarėve
 
Topi: Gati tryeza e bisedimeve pėr krizėn
 
Berisha pret Haradinajn, liderin e opozitės nė Kosovė
 
Meta: Vizat, plotėsuam kushtet nė 4-5 muaj
 
Kuvendi heq skafet, lejon skuterat
 
Zbatimi i “Antimafias”, Basha takon Ina Ramėn
 
Pėllumbi: Bojkoti i PS, protestė e organizuar ndaj manipulimeve
 
Pėllumbi: Blushi pa asnjė tezė, thjesht “Ik ti, tė vij unė!”
 
Majko: Hyrja nė Kuvend pas tryezės sė Topit
 
Pronat, Ēefa “raporton” te KE
 
“Fondi i Pronave”, kriteri i kompensimit me vendim tė posaēėm
 
Pollo: Regjistrimi i popullsisė, pėrjashtohen emigrantėt
 
LAJME SHKURT
 
Ambasadorėt me Berishėn e Ramėn
 
Laakso: Tė mbėshtetet presidenti, kriza mund tė acarohet
 
Kreu i Budestagut, Lammert: Bojkoti i papranueshėm nė demokraci
 
Imami: Ligj i ri pėr hapjen e dosjeve
 
Meidani: Regjistrimi me fe e etni na dėmton me fqinjėt
 
Tryeza e Topit pėrplas PD e PS
 
Strasburgu: Topi tė iniciojė tryezėn
 
Negociatat anulojnė tryezėn e opozitės
 
LSI: PS po i imponohet Presidentit
 
Pronat, vijnė tė dėrguarit e Strasburgut
 
“Fondi special i kompensimit jo bashkim me tė legalizimeve”
 
Dade: Lėvizja pėr Mendimin Ndryshe komandohet nga Berisha
 
Dosjet, PD sulm Kushtetueses
 
“Anti-diskriminimi”, Berisha kundėr ministrave
 
Berisha takon kreun e ri tė USAID-it
 
“PDU, kongresi brenda dhjetorit”
 
Rritet pėrdorimi i letrave me vlerė
 
Legalizimet, pagesė me bono edhe pėr shtesat e pallateve
 
Fondi pėr pronarėt, 21 milionė USD pėr 2010
 
Kompensimi i pronarėve, ligj i ri pėr pagesat me kėste
 
Vizat, Berisha: Jemi gati pėr kontrollin e Brukselit
 
Blerja e 5 helikopterėve, kontrata me procedurė tė shpejtuar nė Kuvend
 
“Opozita tė ketė plan B pėr krizėn”
 

Sondazhe

 



PANORAMA & PANORAMA SPORT
Gazeta Panorama - Versioni PDF Gazeta Panorama Sport - Versioni PDF
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA
Suplementi Panorama PLUS - Versioni PDF Suplementi une GRUAJA - Versioni PDF

Reklama



Gazeta Panorama Sport

 

 

© Gazeta Panorama Ndalohet kopjimi apo keqperdorimi i cdo materiali te marre nga Panorama Online
Faqja keshillohet te shihet me rezolucion 1024 x 768