Ndryshimi i fundit: 29/07/2010 - 09:32 Kerko:
Beje si faqe kryesore Dergo e-mail
1
1
FILLIMI
Kategorite
   Politike
   Ekonomi
   Aktualitet
   Speciale
   Rrethe
   Opinion
   Shendetsi
   Sport
   Kulture
   Bota & Rajon
   Sociale
   Panorama PLUS
   Une Gruaja

Panorama Newsletter

Regjistrohu
C'regjistrohu


Sherbime

Te tjera

Lojra

Moti
Tirane

TIRANE

Durres
DURRES
Vlore
VLORE
Shkoder
SHKODER
Korce
KORCE


Chat
Albasoul
Fajtori
Albnetwork
Duke pritur Gėrdecin tjetėr
» Vendosur: 30/03/2008 - 11:30
• Mark Marku 

Gërdeci si provë e aksidentalizmit politik
Gërdeci nuk është rasti i parë në historinë e tranzicionit shqiptar ku sistemi politik tronditet nga një aksident i rëndë. Ka ndodhur kjo me eksodin masiv të vitit 1991, me trazirat e marsit të vitit 1997, me vrasjen e Azem Hajdarit dhe revoltat që pasuan vrasjen e tij në vitin 1998, me tragjedinë e janarit 2004, dhe së fundi me tragjedinë e Gërdecit në vitin 2008. Secili prej këtyre aksidenteve të rënda ka shërbyer si një pikë kulmore e krizave të njëpasnjëshme që ka kaluar sistemi politik shqiptar në këto vite. Më konkretisht eksodi i 1991-it ishte pika kulmore e krizës së përgjithshme të shoqërisë shqiptare të shkaktuar nga rezistenca e elitës së vjetër komuniste për të mos ua dorëzuar pushtetin forcave të reja progresiste që ishin shfaqur atëherë në skenën politike dhe për të mos i hapur rrugë ndryshimit. Kriza e ‘97-ës ishte pika kulmore e krizës së legjitimitetit që e kishte burimin tek manipulimi i zgjedhjeve të ‘96-ës dhe po e tillë ishte edhe kriza e ‘99-ës, pasi edhe socialistët kishin një pushtet jolegjitim për shkak të mënyrës së dhunshme me të cilën ata erdhën në pushtet. Sistemi korruptiv i socialistëve, një sistem i mbështetur mbi trafiqet, ekonominë informale dhe korrupsionin e zyrtarëve shtetërorë ishte shndërruar në një problem jo vetëm për zhvillimin e vendit, por edhe për sigurinë e vendeve të tjera. U desh tragjedia e janarit të vitit 2004 me viktimat e saj për ta konkretizuar krizën dhe rreziqet që mbartte ai sistem. E njëjta gjë mund të thuhet për Gërdecin. Para se të ndodhte shpërthimi, u krijua përshtypja sikur situata politike po qetësohej, sikur palët politike po binin dakord për disa reforma të rëndësishme si reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore, sikur imazhi i vendit po përmirësohej, sikur qeveria ishte angazhuar në disa projekte zhvillimi me rëndësi për vendin. Gërdeci zbuloi anën tjetër të medaljes: korrupsionin e segmenteve shtetërore me përmasa të mëdha, trafikun e armëve, papërgjegjshmërinë për sigurinë e jetës së qytetarëve, mosfunksionimin e gjithë piramidës së qeverisjes. E pra, korrupsioni dhe trafiqet ekzistonin, institucionet nuk funksiononin edhe më parë, siguria e qytetarëve ishte në shkallën më të ulët, sistemi i qeverisjes e kishte treguar disa herë paaftësinë e tij për t’iu përgjigjur nevojave të zhvillimit. Të gjitha këto ekzistonin, por pa shpërthimin e Gërdecit askush nuk do të kujtohej për to. Dhe kështu ka ndodhur edhe me krizat e tjera. Ato kanë ekzistuar, por është dashur një aksident i tmerrshëm për t’i pranuar ato.
Nevoja për një sistem politik funksional
Faktet e sjella më sipër, janë të mjaftueshme për të treguar se sistemi politik shqiptar është jofunksional. Për pasojë aksidental. Po të funksiononin mirë sistemi politik dhe sistemi i qeverisjes nuk do të kishim aksidente të tilla. Sistemi politik dhe ai i qeverisjes janë ngritur pikërisht për të parandaluar krizat dhe fatkeqësitë e mëdha dhe parandalimi i tyre është prova e efikasitetit të tyre. Elektorati i zgjedh përfaqësuesit e tyre në partitë politike dhe në parlament pikërisht për të marrë përsipër përgjegjësinë e parandalimit të aksidenteve të tilla, dhe taksapaguesi i paguan agjencitë qeveritare po për të njëjtën gjë.
Dështimi i sistemit politik shqiptar dhe i aparatit qeverisës është evident, por deri tani asnjë forcë politike nuk ka marrë përsipër reformimin e tyre. Të gjitha palët e marrin funksionimin e tyre si të mirëqenë dhe as nuk e venë në diskutim. Në momentin që ndodh një krizë, gjithçka fokusohet tek forca politike që është në pushtet (dhe kjo është korrekte, madje e domosdoshme nga pikëpamja politike), por kjo nuk sjell as zbulimin e shkaqeve reale dhe as ndonjë zhvillim të mëtejshëm. Fajësimi i kundërshtarit është një gjë shumë e lehtë në kushtet e mundësive të pafundme që të ofron media në epokën moderne, por shpallja e një fajtori nuk do të thotë edhe zgjidhje e problemeve. Francezët në kohën kur bënin ndryshimet e mëdha të kalimit nga monarkizmi në republikanizëm kanë çuar në gijotinë shumë fajtorë, por problemet e sistemit të tyre nuk i kanë zgjidhur ende dhe debatojnë vazhdimisht për to.
Jemi pra para një bllokazhi të plotë të sistemit politik. Ky sistem nuk u përgjigjet nevojave të zhvillimit të shoqërisë. Madje në shumë raste tregon një shpërfillje vrasëse ndaj këtyre problemeve. Sistemi ynë politik nuk ka zgjidhur ende probleme të mëdha si problemin e pronës, të ligjshmërisë, të urbanizimit, të sigurisë. Në krizë janë arsimi dhe shëndetësia, gjykatat, Prokuroria, rendi, industria, bujqësia, mbrojtja, sistemi energjetik. A i kemi ne mundësitë për të ngritur projekte zhvillimi për gjithë këto fusha? A është e aftë elita politike të përballet me këto probleme, domethënë, të krijojë kushtet politike për gjetjen e zgjidhjeve teknike? Natyrisht deri tani kemi treguar se jo. Por më e keqja është se kemi pandehur të kundërtën. Derisa ka ndodhur një tragjedi që na ka sjellë në realitet.
Që të mos kemi Gërdec tjetër
Gjithë këto ditë është zhvilluar një debat i pazakontë rreth Gërdecit. Cili është rezultati? Natyrisht e gjithë kjo e ka një rezultat pozitiv dhe ai mund të përmblidhet në këto fjali: Si asnjëherë tjetër analiza e përgjegjësisë për ngjarjen është fokusuar tek përgjegjësit politikë të ngjarjes, pra tek Qeveria. Kjo ngjarje me shumë kufoma e ka shndërruar vetë maxhorancën në një kufomë politike. Nuk dihet nëse ajo do ta marrë veten, por një gjë është e sigurt: Që kjo të ndodhë duhet një reflektim i thellë nga ana e saj. Megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme për ta përmirësuar situatën. Përqendrimi në një proces fajësim-shfajësimi e ka ngushtuar shumë debatin. Ky debat mund të shërbente për të bërë transparente dhe për të futur në axhendën e ditës shumë probleme të tjera. Ose qoftë për të analizuar thellësisht problemin e sigurisë së jetës në Shqipëri dhe rreziqeve që i kërcënohen asaj. Për shembull, dihet se të gjitha apartamentet shumëkatëshe duhet të kenë një shkallë rezervë shpëtimi të jashtme. Ajo shërben si mundësi shpëtimi në rast zjarri apo ndaj ndonjë rreziku tjetër. Në Shqipëri dhe sidomos në Tiranë ku ka mjaft pallate shumëkatëshe, pjesa më e madhe ose thuajse asnjë prej tyre nuk e kanë një të tillë. Në rastin më të parë, një zjarr nate në një nga këto pallate mund të shkaktojë një Gërdec tjetër. Askush nuk flet për këtë. Ashtu sikurse nuk flet askush për katastrofën urbane që e bën të pamundur hyrjen e zjarrfikësve në zona të tëra, ashtu sikurse nuk flet askush për gropat e pafundme që i janë shtuar autostradës Durrës-Tiranë dhe për gropat dhe rreziqet që të ofrojnë rrugët e Shqipërisë, për pasigurinë e hekurudhave, të spitaleve, të shkollave të depove të tjera të municionit. Askush nuk flet për rrezikun që përbëjnë digat e amortizuara të hidrocentraleve edhe pse në zyrat e të gjitha qeverive shqiptare që nga viti 1996 ose që nga viti 1997 është dorëzuar një raport i një grupi ekspertësh zviceranë që e paralajmëron për një katastrofë të mundshme. 
Fakti që këto çështje nuk kanë dalë gjatë këtij superdebati do të thotë se nuk ekziston përgjegjësia publike dhe politike për përballimin dhe parandalimin e tragjedive të tjera. Që mund të ndodhin sot, nesër, në çdo orë. Me një pallat të djegur, me një tren që përfundon në një arë, me një tërmet që mund të shembë të gjitha pallatet e ndërtuara në zona sizmologjike të rrezikshme, me ura që i ndërtojnë konstruktorë amatorë, me tregtarë që shesin mallrat të prishura, me farmaci që shesin ilaçe të skaduara. Dhe që kjo të mos ndodhë duhet që opinioni publik të veprojë, që mediat të investigojnë, që qeveria të marrë disa masa që ende s’po e shohim t’i marrë.

Printo Dergo me e-mail




 

 



Revista Psikologji

Arkiva e lajmeve
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

Lajme te ndryshme
Pėr gjithė jetėn burrė e grua
 
Shumė pak ka ndryshuar prej 1996
 
Britania: Zgjidhni krizėn, po ju prish imazhin
 
Beēaj: Hapa konkretė pėr KGJK-nė
 
Kushtetuesja, PD sulmon Topin
 
Trajneri, hamall nė firmė ndėrtimi
 
Meta nė Shkup: Zbatoni “Marrėveshjen e Ohrit”
 
Vizat, Fule: Raporti i ekspertėve inkurajues
 
Tokat me qira, procedura e ankandit
 
Berisha: Buxheti i 2011-ės, gati mė 1 shtator
 
Reforma zgjedhore mbledh tė vegjlit
 
PS: Berisha tė mos heshtė pėr pasurinė e Priftit
 
Topalli merr nė Itali “Ēmimin e Mesdheut”
 
Rama drekon me Harasanin, u kthye nga SHBA para njė jave
 
“Kristo refuzoi kreun e Kushtetueses”
 
Uidhėrs takon Topin: Asgjė s’ju ndal tė ndėrtoni Shqipėrinė demokratike
 
Ruēi-Berishės: Je i rrėzuar,Kryeministri: Mė bėni mocion
 
“Qeveria, e vetmja qė s’e pranon krizėn”
 
Shkurtimet nė buxhet miratohen me 75 vota pro, opozita nuk voton
 
Berisha: Notat e deputetėve tė PS
 
Bochard: BE ka rekomanduar kompromis pėr ligjin e SHISH
 
Maxhoranca s’ka numrat, shtyhet SHISH
 
"Antimafia" dėrgohet nga Venecia
 
Si do shiten pronat e konfiskuara
 
“Prifti t'i pėrgjigjet akuzave”
 
PS: Imami nxorri nė shitje repartin qė e kėrkuam pėr shkollė
 
LSI: Kreu i SHISH me mandat, ligji tė negociohet
 
PD-PS, sot "beteja" pėr SHISH-in
 
Pollo: Votim elektronik nė disa komuna nė zgjedhjet e 2011
 
Vangjel Dule - “Na pėrfshini nė reformėn zgjedhore”
 
Topi nuk firmos ligjin "Pėr faljen"
 
Meta: Kreu i Shėrbimit me mandat, por amendimi i ligjit tė konsultohet
 
Balla: Kuvendi nuk publikon rendin e ditės
 
Pesha: Rama tė bėjė analizat e drogės
 
PS: Berisha, bashkėfajtor me Priftin
 
Gjykata Kushtetuese, Topi: Zėvendėsimet bėhen nė shtator
 
Kutitė, zgjidhja shtyhet nė shtator
 
Meta: Nuk do ta votojmė ligjin pėr SHISH
 
Rama: SHISH cenon interesat e SHBA
 
Oketa, Demi e Sterkaj:Pse s'e votojmė ligjin
 
Mediu: Tė merret parasysh mendimi i NATO-s pėr SHISH
 
Uidhėrs, kundėr ligjit tė SHISH-it: Tė mos miratohet
 
Dritėroi: Tė hapen materialet nė Berat, Tiranė e Shkodėr
 
Ministria e Mbrojtjes: PS gėnjen
 
Shalsi: Imami po privatizon Fushėn e Aviacionit
 
Testi i rrezikut, nga 91 banka tė BE, dėshtojnė vetėm shtatė
 
Kriza, Qeveria bllokon tenderėt
 
PS dhe LSI bllokojnė ligjin e SHISH-it
 
Rama: Berisha tė tėrheqė ligjin e SHISH, nuk duam luftė me SHBA
 
SHISH, kundėr tre deputetė tė PD
 

Sondazhe

 



PANORAMA & PANORAMA SPORT
Gazeta Panorama - Versioni PDF Gazeta Panorama Sport - Versioni PDF
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA
Suplementi Panorama PLUS - Versioni PDF Suplementi une GRUAJA - Versioni PDF

Reklama


Gazeta Panorama Sport

 

 

© Gazeta Panorama Ndalohet kopjimi apo keqperdorimi i cdo materiali te marre nga Panorama Online
Faqja keshillohet te shihet me rezolucion 1024 x 768