Incidenti që i habiti të gjithë natën finale, flet reperi shqiptar që sulmoi këngëtaren britanike

May 16, 2018 | 15:57
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë në skenën e Eurovizionit, përveçse tre shqiptarëve që konkurruan për shtetet të ndryshme hipi edhe një shqiptar i katërt. Konstanin Bouki është 30-vjeçari që hipi në skenë teksa këndonte këngëtarja britanike, SuRie, duke ia rrëmbyer mikrofonin kësaj të fundit.

Konstanin Bouki ka emigruar në Londër prej disa vitesh dhe e quan veten rreper, filozof dhe adhuron marksistët dhe Che Guevaran.

Në intervistë për Top Channel, ai deklaron se gjesti i tij ka ardhur në një formë revolte kundër korrupsionit dhe shtypjes së njerëzve nga pushteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura