Incidenti në KZAZ e Beratit/ Numëruesi tregon të vërteten: Kandidati i LSI kërkoi të zbatohej ligji! Njerëz nga jashtë na kërcënuan me prerje duash

May 15, 2021 | 14:57
SHPËRNDAJE

Incidenti-Ardit Cela-berat-Santiljano_duleSantiljano Dule numëruesi i votave në KZAZ-në e Beratit ka treguar të vërtetën se çfarë ndodhi gjatë procesit të numërimit, ku ishte i pranishëm dhe kandidati i LSI-së, Ardit Çela.

Në disa media u publikua lajmi se kandidati i LSI-së kishte kërcënuar numëruesit se “do u priste duart me shpatë”, por anëtari i Grupit të Numërimit tregon një version tjetër.

Santiljano Dule pohon se ndaj numëruesve ka patur presione nga njerëz që kishin hyrë paautorizim dhe ata kanë kërënuar  anëtarëve të KZAZ-së dhe numëruesit.

Dule shton se pamjet ku duket kandidati i LSI-së janë manipuluar, pasi Ardit Çela sipas tij ka kërkuar që të zbatohet vetëm ligji.

“E ndjej për detyrë të bej një sqarim mbi një video qe ka qarkulluar mbi një situate te manipuluar totalisht gjatë numërimit te votave.

Në tavolinën tonë, numëruesit para nesh kishin bere një gabim që kishin futur votat ne zarfet e gabuara. Gjate numërimit te kandidateve duke qene se nuk kishte zarf, na kërkohej ne numëruesve që me kokën tonë te vendosnim për te shënuar me 0 votat e kandidateve.

Te gjithë numëruesit nuk ishim dakord pa një shkrese zyrtare për këte procedure. Gjate gjithë kohës që Ardit Çela ka qene ne salle, ka komunikuar vetëm duke thëne “ Zbatoni vetëm ligjin”.

Dhe ashtu u be, mori vendim KZAZ që vepruam ne. Nuk ka qene Arditi qe ka bere presion, ai ka shmangur tensionet. Njerëz nga jashte kanë hyre ne salle dhe kanë bërtitur! “Do ju presim duart e këmbet e lloj e lloj gjerash për të na intimiduar. Arditi i ka thëne: “po ju, po, me shpata”.

Dhe e ka ftuar personin të ulej afër tij e ta sqaronte, sepse të gjithë po qeshnin me situatën e krijuar, jo për fajin tone. Një person, dukej që kishte autoritet, duke parë situatën e ka nxjerrë perjashta direkt personin që po thërriste do ju presim duart, etj. Ishim 20 veta aty, dhe te gjithë e dimë të vërteten. Politika ka punën e saj, por te transformohet situata ne ketë lloj forme, është e piset dhe e ndyrë”, thekson Dule.

Santiljano Dule1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura