Incidenti në Fier/ Presidenti Meta thirrje kandidatëve të LSI: Mos bini pre e provokimeve! Po u prek një votë t’i mprehin cfurqet

Apr 21, 2021 | 11:25
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta reagoi lidhur me incidentin e ndodhur sot në Fier, ku bashkia ka hequr një banderolë të LSI-së.

Ilir Meta-konferenca gazetaret-ligji-Aeroporti i Rinasit (2)

Kreu i shtetit u bëri thirrje kandidatëve të LSI-së që të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake.

U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shprehet kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale.

Kejdi Mehmetaj dhe kandidatë të tjerë të LSI-së kanë shkuar në dyert e Bashkisë për të kontaktuar me zyrtarët, por nuk janë lejuar nga Policia Bashkiake. LSI pretendon se ka një kontratë me bashkinë Fier për banderolat, e cila është shkelur nga institucioni në fjalë.

Ngjarja ndodh në vendin ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë sot takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura