Incidenti në fushatë, policia arreston dy 24-vjeçarët nga Durrësi. Publikohen pamjet e konfrontimit fizik mes simpatizantëve të PS-së dhe PD-së (VIDEO)

May 3, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/Policia e Durrësit ka shoqëruar pasditen e së shtunës dy autorët e dyshuar për incidentin e ndodhur një ditë më parë në fushatën e kandidates së Partisë Demokratike Grida Duma në Shkozet. Të shoqëruarit në komisariat janë 24-vjeçari me iniciale XH.K, banues në Durrës dhe 24-vjeçari tjetër me iniciale J.B, banues po në Durrës.

Policia dyshon se dy të ndaluarit të jenë implikuar në incidentin e djeshëm me mbështetësit e fushatës së kandidates së PD-së, ku pati edhe konfrontime fizike mes tyre. 

***
Më herët u publikuan pamjet e incidentit që ndodhi një ditë më parë në qytetin e Durrësit teksa kandidatja e PD për bashkinë e qytetit, Grida Duma po zhvillonte një takim me qytetarët e zonës së Shkozetit.

Stafi i kandidates Duma, u përshi në incidente me militantët e Partisë Socialiste, gjatë takimeve elektorale që do të zhvillonin në zonën e Shkozetit. Dy automjetet me flamuj të Partisë Socialiste kanë penguar dje takimet e kandidates së PD-së për Bashkinë e Durrësit.

Shtabi elektoral i PD bëri me dije se personat kanë provokuar përkrahësit e Dumës, madje situata është tensionuar duke pasur dhe konfrontime fizike. Personat provokues kanë goditur përkrahësit e Dumës, njërit prej të cilëve mbeti i plagosur.

Në vendngjarje mbërriten edhe forcat e rendit, të cilat morën në pyetje dëshmitarët dhe nisën punën për të zbuluar autorët e këtij incidentet elektoral.

 
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura