Incidenti në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Haradinaj largon nga foltorja pasardhësen e gjeneralit (video)

Jun 10, 2018 | 12:59
SHPËRNDAJE

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj përfshihet në incidentin që ndodhi në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Ishte një pasardhëse e gjeneral Mehmet Derralles, e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne të shënimit të Lidhjes së Prizrenit, e cila nxiti Kryeministrin Haradinaj të reagojë dhe t’ja ndërpresë fjalimin, raportojne mediat kosovare.

rambo_1528625398-4220888

“Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Derralles, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit”, tha ajo gjatë fjalimit të saj në foltore.

1528626974_haradinaj

“I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Derralles”, shtoi ajo.

Fjalimi i saj nxiti kryeministrin Ramush Haradinaj që të reagojë personalisht, duke e kapur për dore zonjën për ta larguar nga foltorja.

Ajo reagoi duke i thënë kryeministrit që nuk ka të drejtë ta tërheqë për dore në atë formë. Më pas reaguan organizatorët dhe e larguan zonjën, e cila dëgjohej po ashtu duke u fjalosur edhe më tutje atje mbrapa skenës.

Kryeministri e mori fjalën shkurt në foltore, duke thënë se “ceremonia vazhdon sipas agjendës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura