Incidenti me studentin/ Kryetarja e LRI: Askush nuk mund të na dhunojë e të na dëbojë nga shtëpia jonë

Feb 21, 2020 | 15:06
SHPËRNDAJE

Floida KerpaciKryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar për incidentin që ndodhi dje në Pallatin e Kongreseve me kryeministrin Edi Rama, në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të mjekësisë.

Teksa ndërhyrjen e punonjësve të gardës e cilëson si të papranueshme, Kërpaçi thotë se dhuna që u ushtrua dje, ushtrohet përditë ndaj qytetareve dhe familjeve shqiptare.

“Largimi i mjekëve është rezultat i keqqeverisjes së ER! Largimi drejt Gjermanisë është kthyer në shpresën e vetme për të punuar në profesion me pagë të mirëpaguar e kushte në punë sepse politikat e qeverisë nuk japin mbështetje reale për profesionistët e shëndetësisë! Dhuna e ushtruar dje, ndaj studentëve është shembulli i dhunës së përditshme që ushtrohet me rritjen e taksave dhe pengesat që kanë familjet shqiptare! Dhuna, pengimi i të drejtës së fjalës është modeli i bashkëqeverisjes së Rilindjes! I ka ardhur fundi! Askush nuk mund të na dhunojë e të na dëbojë nga shtëpia jonë! Shqipëria është shtëpia jonë!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura