‘Incidenti’ me avionin e Meksit, Izet Haxhia i përgjigjet Yllit, Shehut dhe Koplikut

Mar 30, 2016 | 16:49
SHPËRNDAJE

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i kërkuar nga Drejtësia për vrasjen e Azem Hajdarit, ka reaguar në “Facebook” duke replikuar me Fidel Yllin, Bashkim Koplikun dhe Tritan Shehun.

Sipas Haxhisë, vetëm ai që duhet të reagonte nuk ka reaguar, duke e pasur fjalën këtu për ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shkrimit të Haxhisë në lidhje me ‘incidentin’ e majit të vitit 92 me avionin e kryeministrit të kohës Meksi.

Pak ditë më parë, Haxhia, përmes një postimi të gjatë në “Facebook” akuzoi Berishën si organizator të shumë vrasjeve, sidomos të pjesëtarëve të fisit Haklaj.

Izet Haxhia, ndër të tjera shkruante se ai nuk është kriminel, por nëse një ditë do të bëhej i tillë, preja e parë do të ishte ish-kryeministri Berisha.

izet haxhia

Reagimi i plotë i Izet Haxhisë:

Ka disa dite qe pas shkrimit tim ne FB në lidhje me ‘incidentin’ e majit 92 me avionin e kryeministrit të kohës Meksi, janë shfaqur në media një tufë e perzier ‘ish-ash’, si të komanduar nga një qendër informimi për të hedhur poshtë atë që kam thene. Vetëm ‘marshalli’ si gjithmonë nuk është ndier, por si duket i ruan energjite per neser në parlamentin më të pastër e ‘intelektual’ qe ka patur vendi yne qe nga 1921..

Të tërheq vëmemndjen se asnjeri prej tyre nuk përputhet me ato që thotë tjetri, përjashtuar vetëm në një pike, në atë që sistemin e ndricimit e kishin dëmtuar lopët.

Po mire ore derdimenë, të thoshit që e ka dëmtuar ndonjë elefant në ato shpërthimet e tij agresive do t’u besoja më tepër, dhe mesa di unë, nuk ka pasur ndonjëherë elefant në Shqipëri, por do thonit të pakten që e mbanin fshehur në shtepitë e tyre fshataret ashtu siç mbanin dikur lopet në dhomat e gjumit per te mos i tufëzuar..sepse asnje lope apo dem sado i harbuar te jete, nuk mund te kepuse kabllin e ndricimit te nje piste aeroporti…

Njeri thote qe ishin thyer llampat, tjetri thote qe ishte pista e demtuar. Tjetri thoshte qe kishte gjashte muaj pa drita, tjetri thotë që e dinim qe nuk kishte drita dhe u nisem naten se u merzitem me Romen pa drita e uje dhe deshem te kthehemi ne Tiranen plot drita e shkelqim.

Statusi i Izet Haxhisë
Statusi i Izet Haxhisë

Por asnjeri nuk thote qe aty pati nje kabllo te prere, gje qe mund ta beje vetem dora tinzare e njeriut.

Duke pare reagimin e ketyre tipave, po ju them nja dy fjale per secilin.

Te ben pershtypje se te gjithe keta persona ka nje cilësi te perbashket: Jane të gjithë hajduta e të korruptuar. Për atë kronikanin e TVSH nuk mund të them dicka te tillë, vetëm di që ka qene servili numer nje i Zonjes se madhe te mediave Aida Shehut…

Fillojme me Gajon: Këtë bürokrat te larte te çdo qeverisje. Desha vetem ta pyes…ku i çove dhe me ke i ndave 3 milion euro qe u perkisnin OJQ? Me cfare rruge e ke bere ate pasuri goxha te madhe qe zotWron? Mos me thuaj qe e ke bere me rrogen e djetat qe ke marre, se është njesoj sikur ajo qe thua, që lopët e kane prishur ndricimin e pistes.

Vazhdojme me ‘Yllin’, që shndrit në politiken shqiptare. Ky deputet që nisi karrieren e tij nga sampist i 326 pastaj ne saje te ‘dhurates’ qe i beri Vladimir Ibros (e din vete ti fidel cfare dhurate i ke bere ) na kaloi ne Garde e pastaj ne dejtorine e ruajtjes se personaliteteve. Dua te shtoj se Fideli kishte kuptuar qe ne vitin 90 pa u hapur akoma ekonomia e tregut, rëndësine e kapitalizmit qe po dukej ne horizontin shqiptarë dhe filloi të merrej me kontrabandën e dollarëvem bile gjate kryerjes se kesaj kontrabante ne Durrës, ka plagosur me pistoleten e punes (nga ato qe mbanin sampistat e kohes poshte menges së xhaketes) një person ne Durres se donin ta mashtronin ate dhe shokun e tij…

Pastaj në qeverine e stabilitetit kaloi në ruajtje te Gramoz Pashkos, po nuk arriti të bënte para, se Gramozi ishte i uritur për vete dhe nuk te linte gje, por gjatë kësaj kohe ka nje ‘merite’, se masakroi një përdhunues te njohur në Tirane, Vaskë Konomin për shkak te kunates se Mozit, Rajmonda Bulkut.

Me krijimin e qeverise u katapultua tek kryeministri i ri Meksi, që duke shfrytezuar butesine e tij dhe duke perdorur emrin e Meksit filloi te bënte para duke na hapur edhe nje kafe qe u be pika e takimit te gazetarëve te ardhshëm borgjezë.

Ky Fideli që sot është bërë pasunik i madh kur shkoi me Meksin në viziten e pare te tij ne Amerike me 22 shtator te 92, e jo atëherë në maj që thotë në pergenjeshtrimin e tij ndaj meje, nuk kishte kostum te vishte dhe i kam dhene borxh kostumin tim.

Unë sot nuk kam as edhe nje kostum as ate qe ta pata dhene ty o Fidel se i doli boja e u gris, ndersa ti ‘koka’ më e madhe qe ka nxjerrë Instituti i Fiskultures bashke me koken tjeter Agron Kuliçin apo me mire Kërriçin jeni bere super te pasur.

Ku i gjetet leket o Fidel?

Apo ngaqe ti u bere krahu i djathte i Edushkes dhe ky kerreçi Lal Krosi i marshallit ..per kete pergjigjuni popullit. Te kalojme tek z.Kopliku..ky per ngjarjen Nuk flet fare se Nuk ka qene aty. Po si ka mundesi z.kopliku qe ti si minister i brendeshem Nuk kishe dale te prisje shefin tend te qeverise?apo ishe i zene me marshallin?

Apo nuk doje ta shifje te digjej live shefin tend qe e doje aq shume sa mezi po prisje sa ti zije vendin..ndoshta ty nuk te ka ngritur ne politike njojhja e vjherrit tend me berishen ,por qe per tu njohur njifeshin se gjithmone te thoshte kur ndaheshit qe mi bej shume te fala, por ti nuk mund ta mohosh se ty te futi ne politike Ferit hoti qe e kishe djale halle dhe qe ishte njeriu me i rendesishem i marshallit ne thurjen e rrjetit te lidhjeve dhe kuadrove te ardhshem te pd.nen drejtimin e udbashit famekeq Bujar hoxha i cili luante e mbante lidhjet agjenturore te berishes me patronet e tij serbe.

Thua qe ke qene i persekutuar..mos na beje te qeshim sepse nena juaj ka qene shoqe e ngushte me Nexhmije hoxhen dhe kusherire e Enverit…sa per propozimin per kandidature per kryeminster ne mbledhjen e keshillit kombetare miku juaj e ka bere dhe ylli vejsiu ka qene ai qe percillte lojen e marshallit me kandidaturat alternative tek antaret e keshillit.

Ti e deklarove hapur voten tende per Meksin kur e pe qe nuk kishe asnje shans per te fituar ndaj tij.

Sii minister i Brendshem je ti qe mbushe ministrine me te burgosur ordiner qe regjimi per te mos i pasur neper kembe me tre deshmitare te rreme, para se te mbaronin burgun ordiner, i denonte per agjitacion e propagande, dhe i kalonte ne kampin e te burgosurve te vertet politike edhe per ti spiunuar edhe per te prishur imazhin e tyre si kundershtar te regjimit,ne syte e popullit.

Ti si minister krijove banden e pare kriminale te lidhur me policine. U largove nga posti jo per parime, por ngaqe u lodhe duke pritur qe marshalli te plotesonte deshiren e zjarrte per ti zene vendin e premtuar prej tij dhe klanit ku benit pjese, vendin Meksit. Si nuk foli asnjeri prej jush se ku ndodhej ato ore te uljes se avionit marshalli?

Pse mor Tritan nuk tregon qe edhe perse u mundova me insistim te lidhesha me marshallin nuk munda ta gjej per qamet, pavarsisht se marshalli ne ate ore kurre nuk largohej nga zyra.

Apo do ta mohoni edhe kete? Me siguri do dale Mehmet Elezi e do thote qe ate nate marshalli nuk ka qene ne shtepine time. Cili pilot ne bote do pranonte te ulej ne nje piste te pandricuar apo te ndriçuar me dritat e zisave te ushtrise, a thua se ky avion nuk mbante ne bord kryeministrin e nje shteti, por po bente zbarkimin e diversanteve apo patashutisteve ne kohe lufte. Po kabllin e ndricimit kush e preu??? Lopa me siguri se e ngaterroi me barin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura