Incidenti i tmerrshëm në ajër, kush ishte gruaja e njohur që vdiq në avion

Apr 18, 2018 | 14:49
SHPËRNDAJE

Jennier Riordan mbeti e vdekur në aeroplanin me 149 persona në bord në fluturimin nga Dallasi në Nju Jork.

Njëri nga motorët e aeroplanit ka pësuar dëmtime gjatë fluturimit më 17 prill, kanë njoftuar autoritetet e aviacionit amerikan.

Vdekja e 43 vjeçares eshte rasti i pare qe ka ndodhur në ndonjë aksident të fluturimeve komerciale në SHBA nga viti 2009, ka njoftuar Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit.

Sipas Telegrafit ne Britani, Jennifer Riordan, nga Albuquerque, New Mexico, po kthehej nga një udhëtim biznesi në Nju Jork, kur ajo vdiq në incidentin e tmerrshëm.

Ajo ishte drejtoresha ekzekutive e bankës “Wells Fargo”, dhe një grua shumë e njohur në New Mexico.

Gruaja ishte nene e dy femijeve dhe eshte pershkruar si nje njeri i dashur, i qeshur dhe plot gjalleri.

jen-7 jen3 nintchdbpict0003995939592 nintchdbpict0003996396111 jennifer-riordan

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura