Incidenti i policisë me gazetarin/ Ish-kryetarja e Komisionit të Medias: Nuk është rastësore dhuna që forcat e policisë ushtrojnë

Jul 27, 2021 | 20:41
SHPËRNDAJE

Ish-kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri ka reaguar sot në lidhje me incidentin mes gazetarit Ergyes Gjençaj dhe policisë, ku kjo e fundit e ka shtrirë përtokë teksa ishte duke filmuar një aksion policie.

gazetaret

Sipas saj, dhuna e ushtruar është në vazhdën e agresionit që policia e shtetit ushtron ndaj qytetarëve e akoma më tej ndaj një përfaqësuesi të medias.

“Nuk është rastësore dhuna që forcat e policisë ushtrojnë ndaj gazetarëve, armikut më të madh të Edvin Ramës sa herë që “poshtërsia” e qeverisjes së tij, filmohet  prej kamerave të reporterëve të lajmit të pare”, shkruan Dhimitri.

Ajo thotë se ky nuk eshte modeli i sjelljes së shtetit ligjor që qytetarët meritojnë!

Reagimi i plotë

Dhuna e ushtruar sot prej forcave të policisë ndaj reporterit Ergys Gjençaj është në vazhdën e agresionit që policia e shtetit ushtron ndaj qytetarëve e akoma më tej ndaj një përfaqësuesi të medias ne vend.

Nuk është rastësore dhuna që forcat e policisë ushtrojnë ndaj gazetarëve, armikut më të madh të Edvin Ramës sa herë që “poshtërsia” e qeverisjes së tij, filmohet  prej kamerave të reporterëve të lajmit të pare!

Ky nuk eshte modeli i sjelljes së shtetit ligjor që qytetarët meritojnë!

Gazetarët e kudogjendur në raportim të lajmit meritojnë të respektohen nga gjithësecili prej nesh, e jo më abuzivisht të dhunohen nga forcat e policisë të një shteti pa fre që e tremb Liria e Mediave!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura