Incidenti i parë në zgjedhje, komisionerët serbë përplasen në veri. Ç’ndodhi

Oct 6, 2019 | 8:37
SHPËRNDAJE

Shenohet incidenti i pare ne zgjedhjet e Kosoves. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur në një prononcim për T7 live nga Mitrovica e Veriut për incidentin për të cilin u raportua në këtë pjesë të Kosovës, raporton Express.

71477250_609285256269539_9102191591887470592_n-1-600x360

Rakiq fillimisht ka ftuar serbët e Kosovës që të dalin masivisht në votime, për një jetë më të mirë.

“Qysh keni mujt me pa serbët e Mitrovicës kanë dal masivisht me votu, po dalim për një jetë më të mirë për ta ngritë zërin”, ka thënë ai.

Ai ka folur për një incident që ka ndodhur sot në Zveqan dhe Leposaviq, për shkak se komisionerët janë përplasur për mënyrën e votimit.

Rakiq tha se të gjithë ata që kanë emrat në listë duhet të votojnë, derisa, shton se nuk e kupton pse nuk mund të votohet me letërnjoftim serb.

“Secili duhet me kuptu që emri i secilit që është në lsitë duhet me votu, nuk e kuptoj pse nuk guxojë me votu  me letërnjoftimin serb, kur emri i atij personi figuron në listë”, ka thënë Rakiq drejtpërdrejtë në T7./GazetaExpress/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura