“Incidenti me avionin e liderëve të Kosovës drejt Serbisë”, raporti i ALBCONTROL: Si lëvizi avioni me pasagjerin e sëmurë dhe rruga drejt Brindizit

Jul 19, 2018 | 13:07
SHPËRNDAJE

Pas incidentit te ndodhur dy dite me pare me avionin privat te ministrit të Jashtëm te Kosoves, Behgjet Pacolli, ku kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv.kryeministri Fatmir Limaj, per pak sa nuk perfunduan ne Serbi, e kjo, sipas lajmit te publikuar ne mediat e Kosoves, per faj te pakujdesise se kulles ajrore te Tiranes, vjen reagimi zyrtar i AlBCONTROL-it.

aeroporti-i-rinasit_1469861936-1842327

Nje dite me pare, drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili ishte bashke me lideret e Kosoves ne avion, tha se incidenti erdhi si pakujdesi e kullës ajrore të Tiranës, pasi kishte udhëtuar në vijën ajrore që e kishte nxjerre në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia.

PACOLLI

Nderkohe qe ne raportin e plote te ALBCONTROL, per kete ceshtje, qe e disponon “Panorama”, sqarohet gjithcka lidhur me fluturimin qe ka ndjekur avioni i Pacollit, duke rrezuar akuzat krejtesisht si te pabaza.

“Në momentin kur avioni hyri në kontakt me kontrollorët shqiptarë të trafikut ajror, dhe ju bë e ditur rruga sipas planit të fluturimit që ne kishim marrë nga Network Manager, vazhdoi fluturimin sipas këtij plani, dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë speciale nga ky avion gjatë kësaj procedure”- thuhet ne raport.

Sipas raportit, “avioni me call sign (shenjë thirrje) N604BA është kthyer në hapësirën tonë ajrore me kërkesën se kishte pasagjerë të sëmurë në bord, për të kërkuar më pas rirrugëzim me dalje nga Brindizi, i cili i është ofruar menjëherë, pavarësisht vështirësisë për njoftim në moment të fundit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura