Incidentet e 6 janarit/ Nëntë orë takim me komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve. Çfarë ndodhi me avokatin e ish-Presidentit Trump?

May 21, 2022 | 14:17
SHPËRNDAJE

Rudy Giuliani, avokati personal i mëparshëm i ish-presidentit Donald Trump dhe një arkitekt kryesor i përpjekjes së tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, të premten u takua me komitetin e përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte incidentet e 6 janarit 2021, thanë dy burime për CNN.

220411171047-rudy-giuliani-exlarge-169

Rrëfimi fillestar i Giuliani-t në komitet ishte shtyrë pasi ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut kërkoi të regjistronte intervistën, me audio dhe video.

Në atë kohë, avokati i Giuliani-t, Robert Costello tha se komiteti e hodhi poshtë atë kërkesë.

Pavarësisht se Giuliani u tërhoq nga rrëfimi i parë, të dy palët vazhduan të negocionin një takim, e cila çoi në një takim virtual të premten që zgjati për më shumë se nëntë orë, thanë burimet.

Avokati Costello nuk pranoi të komentojë në lidhje me këtë çështje të premten. Një zëdhënës i komitetit të përzgjedhur gjithashtu nuk pranoi të komentojë mbi rrëfimin e Giuliani-t.

Giuliani u thirr nga komiteti në muajin janar dhe është angazhuar me ligjvënësit, nëpërmjet avokatit të tij.

Komiteti pretendon se Giuliani “promovoi në mënyrë aktive pretendimet për mashtrime zgjedhore në emër të ish-Presidentit Trump dhe u përpoq të bindte ligjvënësit e shtetit të merrnin hapa për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve.”

Disa individë të profilit të lartë nga rrethi i brendshëm i Trump kanë folur në mënyrë vullnetare me komitetin javët dhe muajt e fundit. Në fillim të majit, Donald Trump Jr, u takua me komitetin.

Gjithashtu vajza e Trump dhe ish-këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë, Ivanka Trump, u intervistuan për gati tetë orë muajin e kaluar; bashkëshorti i saj dhe ish-këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, është takuar gjithashtu me panelin qe po heton per ngjarjet e 6 janarit.

Përgatiti Leandro Bardhuli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura