Incidente me protestuesit malazezë: Kosova është Serbi!

May 26, 2016 | 23:07
SHPËRNDAJE

Protesta opozitare e organizuar kundër Qeverisë së Milo Gjukanoviçit, ka mbledhur qindra mijëra protestues në rrugët e Podgoricës, por ajo ka eskaluar në një protestë nacionaliste, kundër shqiptarëve të Kosovës.

Malizi-710x441Siç raporton “Novosti”, protestuesit të cilët po kërkojnë shkarkimin e Qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, kanë marshuar nga ndërtesa e Kuvendit të Malit të Zi drejt ndërtesës së Qeverisë, por që pas thirrjeve kundër pushtetit, protestuesit kanë bërë thirrje edhe kundër Kosovës.

“Kosova është zemra e Serbisë dhe Kosova është Serbi, kanë qenë dy motot e protestuesve. Madje kanë mbajtur edhe pankarta me këso thirrje”, raporton gazeta serbe.

Sipas raportimeve të medieve malazeze, protestuesit kanë qenë shumica me nacionalitet serb që e përbëjnë është votuesit më të mëdhenj opozitar në Malin e Zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura