Incidente gjatë natës në kampin “Chios” në Greqi, emigrantët djegin makina dhe tenda. Dhuna shpërtheu pas lajmit për…

Apr 19, 2020 | 10:47
SHPËRNDAJE

Incidente të shumta u regjistruan natën në kampin VIAL në Chios. Emigrantët sulmuan me gurë policinë dhe dogjën e shkatërruan makina, u dogjën tenda dhe shtëpi.

Screen_Shot_2020-04-19_at_09_11_46

Sipas informacioneve, incidentet shperthyen pasditen e së shtunës, kur u bë i ditur lajmi për vdekjen e një gruaje 47-vjeçare nga Iraku nga një sëmundje febrile.

Thëniet se 47-vjeçarja u prek nga COVID-19 i shkaktuar nga koronavirusi i ri, shkaktuan shqetësim dhe frikë tek banorët e kampit dhe kjo ishte  arsyeja për episode të reja, të cilat u përshkallëzuan pas mesnatës.

47-vjeçarja u dërgua në spital të enjten me një sëmundje febrile. I dhanë  ilaçe dhe udhëzime se si të kurohej.  Madje iu nënshtrua testit për coronavirus  pasi dyshohej se ishte infektuar me SARS-CoV-2, por rezultati i testit doli negativ.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura