Incident në Shkozë/ ‘Boll bëtë show’, Paloka i kthehet banorit: Si the ti…?

Sep 20, 2017 | 17:40
SHPËRNDAJE

U shoqërua me një incidet prania e deputetëve demokratë sot në Shkozë, te 150 familjet që u shemben banesat ngra projekti i Unazes se Madhe.

paloka

Ne mbeshtetje te banoreve kane shkuar sot deputetet e PD, Edi Paloka, Aldo Bumçi, Rudina Hajdari, Halim Kosova dhe Albana Vokshi. Ne bisede e siper, një prej banorëve i është drejtuar Palokës te mos vijne aty per show per interesa politike.

Nënkryetari i PD i përgjigjet ashpër banorit, siç duket edhe nga kjo video publikuar nga Shqiptarja.com, ndërsa ndërhyrja e deputetëve të tjerë shmang përplasjen.

Incidenti gjatë deklaratës së Palokës:

Banori: Boll bëtë show! Sepse plani që na nxori jashtë është i juaji, i qeverisë tuaj.

Paloka: Si?

Banori: Ju s’keni hallin e popullit, ju bëni politikë. Hajde vazhdoni tani.

Paloka: Si the ti

Deputetët e tjerë: Edi, Edi, prit…

Ndërhyjnë deputetët e tjerë të cilët i kërkojnë Palokës të tërhiqet, duke shmangur kështu edhe përplasjen fizike. Pas këtij momenti, nënkryetari i PD, largohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura