Incident në Seria A, ultrasit e Napolit sulmojnë policinë

Nov 29, 2021 | 16:53
SHPËRNDAJE

Napoli mundi Lacion me rezultatin 4-0 dhe tanimë është e vetme në krye të klasifikimit. Përtej rezultatit të ekipit, një tjetër ngjarje ka marrë vëmendjen e mediave italiane.

napoli

Ultrasit napoletanë sulmuan policinë, kur këta të fundit po mbronin disa tifozë të Lacios. Ata kanë hedhur shishe, tymuese dhe sende të rënda në drejtim të efektivëve të policisë.

Ngjarja u bë publike nga Komisariati Policor i Napolit. Policët u plagosën nga pesë ultras, disa prej të cilëve me precedent. Autorët janë identifikuar dhe priten të merren masa të rënda për këtë ngjarje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura