Inagurohet shkolla në Elbasan që u bë ‘mollë sherri’, Boçi: Fitore e protestës e solidaritetit qytetar

Oct 23, 2018 | 17:41
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Luçiano Boçi është kthyer në shkollën e fshatit Mengël ku pak javë me prindër dhe nxënës protestuan për mbylljen e godinës. Pas protestës së banorëve dhe nxënësve ku u bllokua edhe rruga nacionale, bashkia lëvroi investimin dhe nisi rikonstruksionin e shkollës. Përmes një statusi në Facebook, Boçi shkruan se Mengëli me protestën e tij ka shkruar historinë, pasi sipas tij vetëm falë kësaj proteste institucionet reaguan dhe shkolla rifilloi të funksionojë.

44668867_1274268376048087_3975387227705311232_n

Postimi i Luçiano Boçit

Sot në Mengël inaguruam hapjen e shkollës së rikonstruktuar.

Inaguruam njëkohësisht dhe fitoren e protestës e solidaritetit qytetar!

Këta fëmijë e prindërit e tyre ishin prej tre javësh protagonistët e një beteje të pashembullt, kundër arbitraritetit qeveritar, shurdhërisë dhe makutërisë ministrore, harbutërisë e dhunës policore.

Mengëli me aktin e tij ka shkruar historinë.

Dashuria për dijen dhe shkollën e këtyre fëmijëve zmbrapsi babëzinë e banditizmin e pushtetit.

Ballët e tërmetëve e të policëve nuk i mundën dot ata.

Mësimi që ata dhanë vlen sa për mijëra fjalime tonat.

Me protestë rrëzohet çdo padrejtësi…

44700936_1274268379381420_8985388401494589440_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura