Inagurohet Qëndra Rinore, Rama: Basha ka braktisur Tiranën. Bashkia: Kryebashkiaku nuk u ftua

Mar 5, 2015 | 18:22
SHPËRNDAJE

Të rinjtë e kryeqytetit nga dita e sotme kanë një hapësirë ku mund të shprehin talentin, zërin dhe krijimtarinë e tyre.

Rama Veliaj foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, përuruan sot Qendrën e parë Rinore në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama tha se qeveria synon që të hapë një qëndër rinore për çdo bashki. 

“Është qëndra e parë që do pasohet shumë shpejtë, me një të dytë në Korçë, pastaj një tjetër në Vlorë, e kështu me rradhë me ambicien që brenda këtij mandati ne të kemi qëndra rinore në të gjitha bashkitë, të paktën kryesore dhe më pas mundësisht në bashkëpunim me pushtetin e ri vendore, ne të ndërtojmë për çdo bashki një qëndër e re rinore”, – tha Rama. 

Rama tha se Lulzim Basha ka kohë që ka braktisur Tiranën.

“Organizatorët kishin pak mërzi se e kanë ftuar kryetarin e bashkisë dhe ai nuk ka ardhur, por me siguri e kanë çuar ftesën te Bashkia e Tiranës dhe kryetari nuk është aty. Kështu që nuk është se s’ka dashur të vijë, por si ka mbërritur ftesa se ka kohë që ka ikur nga Bashkia e Tiranës. Por jam i bindur kur ta dëgjojë përmes meje dhe përmes televizionit se u hap kjo qëndër ai sërish nuk do të vi se nuk merret me Tiranën”,- tha Rama.

Ministri Veliaj tha se kjo është një qendra që është projektuar për të shpërndarë kulturë.

“Ne besojmë që të rinjtë nuk kanë nevojë për kafe dhe klubin e 1001. Por kanë për të qëndrën e parë rinore. Dhe më vjen mirë që me vendimin e djeshëm të kryeministrit dhe qeverisë do kemi qëndrën e dytë rinore në qytetin e Korçës, ku një tjetër klub do të kthehet në qëndër rinore. Veprat tona janë ashtu siç themi, ne besojmë tek kazinotë që kthehen në zyra pune, në klubet që kthehen në qëndra rinore”, tha ai.

Qendra u mundësua edhe me mbështetjen financiare të World Vision dhe Raiffeisen Bank

Drejtori kombëtar i World Vision në Shqipëri dhe Kosovë, Reinder Dekker, tha se bashkëpunimi me Shërbimin Kombëtar të Rinisë për hapjen e qendrave të tjera rinore në Shqipëri do të vazhdojë sepse është shumë e rëndësishme që të rinjtë të kenë hapësira ku të takohen me njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë talentet e tyre. 

Reagon bashkia: Rama ka bllokuar investimet në Tiranë. Nuk e ftoi Bashën në inagurim

“Rama gënjen, Basha nuk u ftua në përurimin e Qendrës Rinore Nuk është gjë e re që kryeministri Edi Rama përveçse i paaftë është dhe gënjeshtar. Kryebashkiaku Lulzim Basha nuk është ftuar në përurimin e të ashtuquajturës Qendër Rinore. Është e disata herë që kryeministri bëhet qesharak me gënjeshtra të tilla të ulëta dhe ordinere. E çfarë mund të presësh tjetër nga njeriu që në një vit e gjysëm ka bllokuar investimet në Tiranë, ka shkatërruar mijëra vende pune dhe nuk ka hapur asnjë të ri, njeriu që ditë për ditë po varfëron qytetarët dhe kujdeset vetëm për të pasuruar ministrat dhe miqtë e tij?! Turp për ju zoti kryeministër që dëshmoheni si dje dhe sot një gënjeshtar ordiner!”, thuhet në reagimin e Bashkisë Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura