Imzot Frendo thirrje palëve politike të ulen në dialog, tregon se kë duhet të votojnë shqiptarët në 25 prill

Sep 30, 2020 | 22:13
SHPËRNDAJE

Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, iu dërgoi një mesazh gjithë politikanëve shqiptarë, duke iu kërkuar që të ulen në dialog për të zgjidhur çështjet problematike dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin.

imzot-frendo1

 

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, Imzot George Frendo tha se politikës shqiptare i mungon vullneti për të dëgjuar, që sipas tij, është çelësi për dialog.

“Kam folur shumë për paqen, për dialogun mes politikanëve. Kemi organizuar në Shqipëri konferencë shtypi para zgjedhjeve lokale, në qershor të vitit të kaluar. Në fjalët e mia kam theksuar nevojën për dialog gjithmonë. Por dialogu kërkon një dëgjim, është fjala që hyn nga veshi, por duhet të pranohet nga zemra. Fjala “të dëgjoj” në shqip, të dëgjosh me veshë dhe të bindësh. Fatkeqësisht kjo mungon, vullneti për të dëgjuar. Dialogu kërkon së pari ato përvuajtjet që na bëhen hapur për të dëgjuar dhe pranuar tjetrin.

 

Asnjë njeri nuk ka monopol për të vërtetën, ndaj dhe e vërteta kërkon atë përvuajtje që të thuash “po, kam gabuar”. Unë kam shumë respekt për politikanët, sepse kuptoj që shumë prej tyre janë të pastër, të çiltër, sakrifikojnë ndoshta shumë gjëra në familjet e tyre. Por dëshiroj që të jenë më të përvuajtur, që të dëgjojnë më shumë, sepse dëgjimi është çelësi për dialog. Jam maltez dhe edhe në vendin tonë i kemi pasur këto probleme, por duhet të jemi gjithmonë të fortë dhe me shpresë. Fatkeqësisht te shumë të rinj shqiptarë shoh një shpresë, që është në krizë. Ne kemi më shumë detyrë sot të krijojmë këtë shpresë”, tha ai.

 

Mendoni se Evropë mund të ndërtojë një urë me Shqipërinë, pasi më duket se kjo kriza e mosdëgjimit ka përfshirë dhe Evropën ndaj nesh…

Unë kam folur për gjëra të mira, që Shqipëria mund t’ia komunikojë BE-së. Kam folur për gjëra pozitive, që ndoshta vetë nuk i vlerësojmë sa duhet. Është mikëpritje, një vlerë shumë e çmuar. Respekti për të moshuarit, ku në shumë vende evropiane konsiderohen si peshë. Harmonia ndërfetare. Shumë vende janë xhelozë për Shqipërinë, pasi këtu ka një harmoni fetare. Uroj që kjo harmoni ndërfetare të ruhet e të forcohet në Shqipëri.

A duhet të votojnë shqiptarët ndryshimin më 25 prill?

Po, patjetër. Vota është një detyrë morale. Të votohet për atë që sipas shqiptarëve është më i mirë. Edhe nëse mendojnë se të gjithë janë të këqinj, të votojnë për atë që është më pak i keq.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura