Genc Sulçebe: Shfaqja e Delta-s e ngriti në 90 për qind pragun e imunitetit kolektiv në Shqipëri. Te 12-vjeçarët mjafton një dozë vaksine

Sep 20, 2021 | 11:00
SHPËRNDAJE


Profesori i Imunologjisë Genc Sulçebe, gjatë fjalës së mbajtur sot ku prezantoi studimin e Akademisë së Shkencave, tha se varianti Delta bëri që të ngrihet në 90 për qind pragu i munitetit kolektiv në Shqipëri.

sulcebe

Shfaqja në korrik e variantit Delta, i cili ka një infektim dy herë më të lartë se varianti Alfa, bëri që të ngrihet pragu i imunitetit kolektiv të popullatës që tani është vlerësuar deri në 90%”, tha ai.

Bazuar në sa më sipër, si dhe sipas krahasimeve me studime të tjera të ngjashme mund të konkludojmë se aktualisht nevojitet një imunizim i shpejtë vaksinal i të paktën 20% të popullatës shqiptare akoma të pavaksinuar me qëllim arritjen e pragut të ri të imunitetit kolektiv pa kosto sëmundshmërie merio dhe humbje jete”, u shpreh Sulçebe.

Ndërsa sugjeron vaksinimin e të rinjve mbi 12 vjeç, mjeku imunolog këshillon që për këto mosha edhe një dozë e vetme është e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore.

REKOMANDIME

1 – Rekomandojmë përshpejtim dhe intensifikim të fushatës vaksinale duke patur synim imunizimin sa më të shpejtë me anë të vaksinimit të të paktën 500 000 shqiptarëve akoma të pavaksinuar, me qëllim përmirësimin e imunitetit kolektiv para stinës së ftohtë e cila rrit transmetueshmërinë e virusit dhe për rrjedhojë sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë.

2 – Për të parandaluar reinfektimet në individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, të diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjec, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje dhe me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare.

3- Të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjec me vaksina të miratura për këto mosha. Sic sugjerojnë dhe të dhënat e fundit shkencore, një dozë e vetme vaksine në këto mosha duhet të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore. Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjec t’u rekomandohet prindëve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura