“Imuniteti i Tahirit”, deputeti i PD-së thirrje të fortë shqiptarëve: Kjo qeveri duhet rrëzuar

Oct 22, 2017 | 18:04
SHPËRNDAJE

Ligji është i pabarabartë për qytetarët, ka qenë kjo ajo që deputeti demokrat Oerd Byluykbashi ka dashur t’ju thotë ndjekësve të tij në “facebook”.

Oerd-Bylykbashi-415x260

Ai iu ka bërë thirrje shqiptarëve të rrëzojnë qeverinë, pasi sipas tij, ligji është në duart e Edi Ramës dhe është i pabarabartë.

“Mazhoranca socialiste po përdor imunitetin parlamentar për ta mbrojtur deputetin nga burgu”, shkruan Bylykbashi për vendimin ndaj imunitetit të Tahirit.

Postimi i plotë:

Ligji eshte i barabarte per te gjithe. Por per Ramen dhe ministrat e tij, bashkepunetore ne krim, eshte edhe ME I BARABARTE se per te tjeret.

‎Komisar Zagani denoncoi me fakte trafikun e droges se Habilajve edhe me makinen e Saimir Tahirit, ‎perfshirjen e ministrit dhe zyrtareve te policise. Saimir Tahiri dhe Edi Rama e denigruan. Cfare ndodhi? Zagani u arrestua per shperdorim detyre sepse ua kishte dhene informacionin agjensive ligjzbatuese te Italise dhe u detyrua te kerkoje azil politik.

‎Saimir Tahiri, minister i brendshem, rezulton ne pergjimet e italianeve si i lidhur me trafikun e Habilajve dhe se ka marre miliona euro dhe dhurata nga trafikantet‎. Prokuroria kerkon arrestim me qellim qe Tahiri te mos prishe provat. Saimir Tahiri kercenoi Kryeministrin. Cfare ndodhi: Mazhoranca socialiste vendosi qe te perdore imunitetin parlamentar per te mbrojtur Saimir Tahirin nga arrestimi e ta mbaje te lire. Shqiptare, ligji ne duart e Edi Rames eshte i pabarabarte. Kjo qeveri duhet rrezuar!‎

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura