Importi i cigareve bie në nivelin më të ulët. Ja sa ton u sollën në Shqipëri në 7 muaj

Sep 22, 2020 | 13:57
SHPËRNDAJE

Shqipëria importoi në mënyrë të ligjshme 1685 tonë cigare gjatë periudhës janar-gusht 2020, 260 tonë ose 13% më pak se sa më 2019. Rënia e importit të cigareve duket se ka nisur pas muajit prill dhe është shkaku kryesor i rënies së të ardhurave të qeverisë nga taksat e akcizës.

cigare3Shqipëria importoi gjatë periudhës janar-gusht 2020 1685 tonë cigare, me një rënie prej 13% në krahasim me 1944 tonë cigare të importuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave në raportin mujor për të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore, tregojnë se importi i cigareve këtë vit është në nivelin më të ulët që nga viti 2015.

Shkaqet e rënies së importit të cigareve janë të panjohura.

Pak ditë më parë, një sasi prej rreth 600 kilogramësh cigare u kap kontrabandë në Shkodër me prejardhje nga Mali i Zi.

Të ardhurat e qeverisë shqiptare nga taksa e akcizës ranë me 9% në terma vjetorë këtë vit, gjë që duket se është ndikuar në veçanti nga rënia e importit të cigareve. Ndryshe nga cigaret, mallrat e tjerë të akcizës, si nafta, kafeja apo birra nuk kanë pësuar rënie të ndjeshme.

Gjatë periudhës janar-gusht Shqipëria importoi 336 mijë tonë karburant me një rënie prej vetëm 1% në krahasim me një vit më parë./Reporter.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura