Imazhet e rënda/ Kushte si në mesjetë, AKU i vë drynin dy restoranteve në Palasë e Klos

Aug 29, 2018 | 11:55
SHPËRNDAJE

Së fundmi, gjatë aksionit që AKU po ushtron në restorante ne mbare vendin, ka evidentuar 2 subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër në subjektin restorant “Veli Krosi” në Klos u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë me kushte të renda higjeno-sanitare si dhe i paregjistruar në QKB.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1.300.000 si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Ja fotot:

palas1 palas2 palas3 palas4 palas5 palas6 palas7 palas8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura