Imazh i ri i “Valentinos” në Azi, Vivian Canaj: Në Amerikë nuk arrin dot të jesh e para

Jan 15, 2016 | 11:45
SHPËRNDAJE

Ajo ka nisur një karrierë si modele në Azi. Ka firmosur kontratë me kompaninë “Valentino” dhe reklamon produktet e tyre.

Në një intervistë për “Panorama Plus’,’ Vivian Canaj zbulon arsyet se pse vendosi të fillojë punë atje.

123652152365215

Për momentin po qëndron në Azi, me çfarë projektesh do të merresh atje?

Qëllimi i vajtjes në Azi ishte nënshkrimi i kontratës sime me brandin prestigjioz “Valentino”.

Cila ishte ajo ofertë që të joshi?

Kohët e fundit kam pasur oferta të shumta modelingu në Azi. Duke i shqyrtuar me kujdes ofertat, arrita në përfundimin se “Valentino” ishte ajo çka doja dhe sigurisht që nuk ishte një ofertë për t’u menduar dy herë.

Je e kënaqur nga kjo që ke arritur deri më tani?

Sigurisht që jam e kënaqur, por mund të them që ky është vetëm fillimi për mua, mendoj që më presin shumë gjëra të tjera.

Ku bëhet më mirë karriera e një modeleje në Azi, apo Amerikë?

Mua personalisht më pëlqen tregu aziatik, pasi kohët e fundit ka marrë një zhvillim të fuqishëm. Nëse në Amerikë do të jesh një nga të shumtat, sigurisht që në Azi je e veçantë nga të tjerat për faktin se modelet europiane preferohen shumë.

Vivian, ti ke deklaruar dhe lidhjen tënde të dashurisë….

Nuk kam arsye pse ta kem problem të deklaroj që jam e dashuruar, për më tepër kur kjo lidhje është konkretizuar në fejesë. Megjithatë, unë mundohem të ruaj privatësinë duke u treguar sa më e rezervuar, pasi jeta ime private është e shenjtë. Mendoj se çdo njeri duhet të mbajë për vete diçka…

Si jeni njohur dhe si ka vijuar lidhja?

Jemi njohur rastësisht në një rreth miqësor.

Është xheloz, të pengon në atë që bën? P.sh., të ka thënë ndonjëherë stop, këtë jo?

Nje lidhje e suksesshme bazohet në besim dhe mirëkuptin dhe nuk ka vend për xhelozi. Partneri im është personi më i afërt për mua, i cili më qendron pranë në çdo hap timin.

Do pozoje e zhveshur apo nudo për ndonjë fushatë publicitare?

E kam thënë disa herë këtë gjë, që përgjigjja ime është dhe do të jetë definitivisht jo.

Kur mendoni të celebroni dashurinë në martesë?

Për momentin po shijoj fejesën, besoj se edhe ajo ditë nuk do jetë e largët…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura