Iljazaj: Presidenca pas Ilir Metës nuk do jetë më njësoj

Feb 20, 2020 | 23:35
SHPËRNDAJE

“Presidenca pas Ilir Metës nuk do jetë më njësoj”. Kështu mendon analisti Ervis Iljazaj, i cili tha në “Real Story” në News24 se në fund të ditës Ilir Meta do ta bëjë një lëvizje politike dhe këtë do e bëjë para mbarimit të mandatit të tij.

iliazajjj-752x450

“Ka një tentativë që betejën e Presidentit për kushtetueshmërinë ta lidhin me lëvizjet e tij politike ose Ilir Metën politikan ose të ardhmen tij si politikan. Ne i bëjmë të dyja bashkë Ilir Metën si politikan dhe si president. Po them që nuk duhet që njëra t’i mbivendoset tjetrës.

Ilir Meta si person sigurisht që posti i presidentit i rri ngushtë, madje ai është më i fortë politikisht edhe se sa kompetencat e tij. Gjykoj që presidenca pas Ilir Metës nuk do jetë më njësoj. Shpesh herë Presidenca merr stofin e personit që e drejton atë. Gjykoj që në fund të ditës Ilir Meta do ta bëjë një lëvizje politike sepse nuk mendoj që do shkojë në pension. Sipas mendimit tim do ta bëjë para mbarimit të mandatit si President”, tha Iljazaj.

Nga ana tjetër analisti Arian Vasjari tha se nuk besoj që zoti Meta të jetë i aftë të elaborojë një doktrinë si sovranizmi.
“Nuk është Shqipëria… Presidenti i Republikës nuk mund të jetë një entitet sovran apo autonom. Është i detyruar të jetojë në influencën e shumë vektorëve”, u shpreh ai.
/BW/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura