Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj komentojnë sherret mes Luizit dhe Oltës: Ofendimet tona ishin o mbret, o perandor, kurse…

Mar 25, 2023 | 11:49
SHPËRNDAJE

Ilir Shaqiri1Fituesi i “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” të drejtuar nga dy binjakët Donald dhe Romeo Veshaj .

Shaqiri bëri edhe krahasimin me lojës së banorëve vitin e kaluar me atë te pjesëmarrësve të edicionit aktual.

Balerini i njohur u shpreh se debati dhe ofendimet në edicionet e kaluara ishin më të pranueshme, ndërkohë që debatet e ashpra tejkalojnë kufijtë e “njerëzillikut”.

Pyetjes me tendencë dhe me shaka të Romeo Veshajt se nëse këtë vit do e fitojë ai që e meriton ai është përgjigjur me shumë siguri: ”Absolutisht”.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Me ne çdo gjë ishte në normat e njerëzillikut,  kurse kjo lloj sjellje që shumë banorë kanë aty brenda  me njeri -tjetrin këtë vit nuk është fare e pranueshme për mua. Ofendimet tona ishin o mbret, o perandor, faraon.

Donaldi: Fokusohemi te ofendimet diku nga mesi ti ke thëne do t’ju shkatërroj  dhe unë ta kam përdorur deri në finale vjet këtë shprehje. Mua për shembull me ke thëne djalë i shtrembër.

Iliri: I gjate me pak kurriz te dal te kam thëne .

Romeo: Unë jam fisnik dhe mendoj qe e meritoje por pyetja ime është kjo, a mendon se ketë vit produksioni do tregohet i drejte dhe do t’ia japi çmimin e madh ati qe e meriton.

Iliri: Qe do e meritoje? Absolutisht  Kjo është pyetje 100 mijë euro . Po ti i nxjerr për 1 muaj ato lek o plak.

Romeo: Jo më ka rënë forca edhe mua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura