“Ilir Meta vë fitila për të destabilizuar fushatën dhe Shqipërinë”- Rama flet sërish për plagosjen në Kavajë: Ai e di shumë mirë se çfarë do ndodhë në 25 prill

Apr 20, 2021 | 11:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, nga një takim elektoral në Njësinë 5 në Tiranë, komentoi sërish plagosjen që ndodhi në zyrat elektorale të PD në Kavajë ditën e hënë, ndërsa ngriti gishtin e akuzës mbi Presidentin Ilir Meta për të cilin tha se “ka qëllim destabilizimin e fushatës dhe destabilizimin e Shqipërisë”.

“Është Ilir Meta që çdo ditë vë fitila ngado dhe që po përdor gjithcka për të destabiluzuar fushatën që ta destabilizojë Shqipërinë se Ilir Meta e di shumë mirë se çfarë do ndodhë në 25 prill e di shumë mirë që votat në kuti për PS-në do pikojnë njësoj si ky shi mbi kokat tona.

Meta e di shumë mirë që aq sa ne sot tani mund të ndalin shiun aq mund të ndalë Ilir Meta, Saliu, Monika, Luli dhe ata fitoren e PS me një breshër votash nga Veriu në Jug në cdo kuti”, tha kreu i qeverisë.

edi rama

Sipas Ramës, në Kavajë ka ndodhur një vepër penale dhe liderët politikë duhet të ndalin politizimin e ngjarjes.

Në atë ngjarje është bvërë një vepër penale, ndërsa politizimi i kësaj ngjarje është një tjetër vepër e shëmtuar morale. Si mundet të jesh zëdhënësi i ndryshimit dhe thjesht e vetëm të vazhdosh të zgjasësh zinxhirnin e veprave të shëmtura morale që kanë mishëruar lidershipin e asaj partie gjithnjë?

Ku ndryshon Lulzim Basha nga Sali Berisha?

Sigurisht që ndryshojnë por ku? Përderisa vija e sjelljes është e njëjta.

Berisha është karakter i mbrapshtë por është karakter ndërkohë që Basha është karakter i dobët, lider pa karakter, ndjekës i asaj vije sjelljeje që ia kanë përcaktuar e ia diktojnë përditë Saliu me Ilir Metën që rendi atje për ta bërë lajmin e kushedi të satë të ditës në vazhdën e absurditeteve të tij që kanë vetëm një qëllim, ta tensionojnë maksimalisht fushatën elektorale të nxisin maksimalsiht përplasje të stimulojnë sherr dhe ndasi.

Imagjinoni sikur ta hiqnin për një moment imazhin e Ilir Metës, fushata me përjashtim të gomave që xhirojnë do ishte një fushatë krejt normale, krejt e qetë për hir të të vërtetës, është kjo qetësi ë e tërbon Ilir Metën, është filli i kësaj vazhdimësie pa konflikte dhe pa gjuhën e urrejtjes se Lulëzimin e kanë kurdisur ndryshe këtë herë i kanë kërkuar të bëjë dhëndrin e qeshur e që është nisur për dasmë e gjuha e tij nuk ka urrejtje”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura