Ilir Meta uron Festën e Ashures: Është një ditë e sakrificave dhe përpjekjeve për të nxjerrë në pah vlerat më të mira njerëzore

Aug 9, 2022 | 13:59
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar nga kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë, të gjithë besimtarët e kësaj feje, por dhe të gjithë shqiptarët, në lidhje me Festën e Ashures.

Gjatë një prononcimi për media, kreu i PL-së theksoi se sot është dita kur besimtarët e të gjitha feve bëhen bashkë dhe ndajnë me njëri tjetrin begatinë, por dhe varfërinë.

Ai shtoi se sot është një ditë e sakrificës dhe përpjekjes për të nxjerrë në pah vlerat më të mira njerëzore.

“Është dita e sakrificave dhe përpjekjeve për të nxjerrë në pah vlerat njerëzore dhe shoqërore. Është një ditë që fton qytetarët e besimeve të tjera, kombeve të tjera për t’iu gëzuar diversitetit dhe për të ndarë së bashku të mirat dhe gëzimet, por dhe vuajtjet, për të ndarë së bashku begatinë, por edhe varfërinë. Për të qenë gjithmonë në shprehjen e vlerave më të mira njerëzore jo vetëm bektashinjtë por të gjithë njerëit që besojnë te Zoti, që besojnë të e mira, paqja dhe bashkëpunimi”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura