Ilir Meta përkujton ditën e lindjes së Sabri Godos: Mençuria dhe vizioni i tij, mungojnë shumë sot që Shqipëria është në krizë politike, ekonomike e shoqërore

Aug 8, 2022 | 15:51
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisa së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar ditën e lindjes së shkrimtarit dhe politikanit Sabri Godo.

ilir meta sabri godoPërmes një postimi në facebook, kreu i PL e cilëson politikanin si një mik të shkëlqyer, i cili si bashkëkryetar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës, dha një kontribut të vyer në ndërtimin e Kushtetutës së shkëlqyer të vitit 1998.

Sot Shqipëria vuan një krizë politike, ekonomike dhe shoqërore. Në këtë situatë mungesa e urtësisë, mençurisë dhe vizionit të Sabri Godos ndihet edhe më shumë.

POSTIMI I PLOTË

Sot më 8 gusht përkujtojmë ditën e lindjes së politikanit dhe shkrimtarit të paharruar, Sabri Godo.

Një mik i çmuar, i cili si Bashkëkryetar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës, dha një kontribut të vyer dhe bëri një punë të jashtëzakonshme, bashkë me z.Arben Imami, për realizimin në vitin 1998 të asaj Kushtetute të mrekullueshme, për mbrojtjen e së cilës nuk do të ndalemi në asnjë moment.

Është ajo Kushtetutë, që garanton Referendumin, realizimi i të cilit sot është objektivi më madhor i Partisë së Lirisë.

Sot të gjithë e kanë kuptuar se ndërhyrjet e nxituara, të papjekura dhe të pakonsultuara ndaj Kushtetutës kanë asgjesuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen në çdo nivel.

Sot Shqipëria vuan një krizë politike, ekonomike dhe shoqërore. Në këtë situatë mungesa e urtësisë, mençurisë dhe vizionit të Sabri Godos ndihet edhe më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura