Ilir Meta: PD është vetëm një, do bashkëpunojmë shumë ngushtë. Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i llogaridhënies

Aug 5, 2022 | 11:19
SHPËRNDAJE

Kreu i Partise se Lirise, Ilir Meta ka deklaruar se do te bashkepunoje shume ngushte me Partine Demokratike, qe sipas tij “eshte 1 dhe vetem 1”.

“Zgjedhjet e ardhshme lokale do te jene nje triumf i llogaridhenies”, theksoi Meta.

Ilir Meta: Ka vetëm një PD dhe vetëm një e është një parti me shumë kontribute në histori e do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD që është një dhe vetëm një si është mbarë populli opozitar një dhe vetëm një, koha e përgjumjes së PD dhe mbarë opozitës për hatër të PD ka mbaruar një herë e përgjithmonë.

7 korriku ora 7 ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira me të cilat është themeluar PD si parti e vlerave të lirisë, demokracisë, kështu që do bashkëpunojmë shumë ngushtë për reformën territoriale edhe me PS se kjo është reformë për njerëzit nuk kemi paragjykime.

Zgjedhjet e ardhshme lokale do jene triumf i rivendosjes së llogaridhënies përfshirë dhe situatën e këtyre katër viteve të drejtimit me administratorë partiake në gjithë nivelet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura