Presidenti i Republkës së Shqipërisë, Ilir Meta përveçse angazhimeve të tij në politikë, njihet për mbështetjen që i jep sportit dhe veçanërisht futbollit.
Përveç kombëtares, Meta mbështet dhe skuadrën skoceze të Selltikut. Gjatë një vizite në Sarajevë gjatë kësaj vere, aty ku Selltiku luante me ekipin boshnjak, tifozët i kanë bërë një surprizë presidentit që i ka mbetur në mendje.Kështu ai është deklaruar si një tifoz i Selltikut.
Ditën e djeshme skuadra skoceze ka mundur në “League Cup” 5-0 kundërshtarët e Patrik Thistël dhe janë kualifikuar në gjysmëfinale.
Me anë të një postimi në “Twitter”, presidenti ka shkruar duke uruar për fitoren: “5-0. Hej djema, a keni luajtur futboll apo tenis? Ju thuajse rrëzuat portën e kundërshtarit. Jeni të mrekullueshëm. Fat të mirë në gjysmëfinale. Once you’re Celt you’re alëays a Celt”.
5-0. Hey guys, did you play football or tennis today?You almost knocked down the opponent’s gate! Super @CelticFC! You are wonderful! Good luck in the #LeagueCup semifinal! Once you’re Celt you’re always a Celt..Hail Hail #CelticFC #celticfans #CELPAR #BetfredCup
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al