Ilir Meta feston 46-vjetorin e lindjes, të rinjtë e LRI-së: Një karrierë të suksesshme plot ‪qetësi‬ dhe ‪dashuri‬! (FOTO)

Mar 24, 2015 | 22:09
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht edhe kryetar i LSI-së, ka festuar sot 46-vjetorin e lindjes. Të rinjtë e LRI-së kanë gjatë takimit që kanë zhvilluar me Metën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, i kanë dhuruar atij një buqetë me lule dhe një tortë. Në urimin e të rinjve të LRI-së, nuk mungon edhe shprehja e përdorur ditët e fundit nga Meta “me qetësi dhe dashuri”.

Ilir Meta me te rinjte e LRI-se

Edhe pse kryeparlamentari Ilir Meta i ka përdorur në një tjetër kontekst fjalët “me qetësi dhe dashuri”, referuar edhe zbardhjes së hetimeve për akuzat e ngritura ndaj tij nga deputeti Tom Doshi, të rinjtë e LRI-së kanë publikuar në faqen zytare të LSI-së në “Facebook”, foton e takimit me të dhe urimin e tyre drejtuar kreut të Kuvendit dhe forcës politike që ata aderojnë.  “Një urim i veçantë për Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim z. ‪#‎Ilir_Meta nga të rinjtë e LRI: “I urojmë Gëzuar 46-vjetorin dhe një karrierë sa më të suksesshme plot ‪#‎Qetësi dhe ‪#‎Dashuri !”,-thuhet në komentin e publikuar në rrjetin social.

Ndërkaq, edhe LSI e Shkodrës ka publikuar disa foto në internet ku shihen të rinj të kësaj force politike që marrin pranë selisë së kësaj parti me tortën që mban mbishkrimin “Edhe 100 vite zoti Meta”. 

LSI, Shkoder

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura