Ilir Meta dekreton ligjin “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”/ Ja çfarë thuhet në njoftimin e Presidencës

Feb 26, 2021 | 15:15
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 17/2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”.

ilir meta

Në njoftimin e Presidencës thuhet se: “Qëllimi i këtij ligji është kryerja e disa ndryshimeve në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar” dhe përshtatja e nevojshme e disa ndryshimeve, për ta sjellë atë në standardet e kohës, duke pasqyruar dhe realitetin e shoqatës në vend, bazuar në parimet themelore të organizatës se Kryqit të Kuq Shqiptar”.

Tashmë ligji për Kryqin e Kuq Shqiptar, ka të reflektuar edhe faktin se, KKSH, është pjesë përbërëse e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, pjesë të së cilës janë dhe 192 shoqatat e Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kristalit të kuq, si dhe 7 Parimet Themelore ku mbështet veprimtarinë e saj kjo Lëvizje: Humanizmi, Pavarësia, Paanësia, Neutraliteti, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti, të miratuara në Konferencën Ndërkombëtare të Kryqit te Kuq në vitin 1986 në Gjenevë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura